Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani priti në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava.
Presidentja Osmani theksoi rolin e rëndësishëm që BIK luan në promovimin e respektit të ndërsjellë ndërmjet besimeve e feve të ndryshme në Republikën e Kosovës. Presidentja vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes bashkësive fetare në promovimin e vlerave tradicionale të bashkëjetesës fetare.
Presidentja Osmani potencoi në veçanti kontributin pozitiv të BIK në përçimin e mesazheve tek qytetarët e Kosovës në situatën e rëndë të përballjes me pandeminë.
Myftiu Tërnava e uroi Presidenten Osmani për marrjen e detyrës dhe i ofroi bashkëpunim dhe mbështetje në realizimin e projekteve në të mirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës.