1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Ministria e Brendshme apel qytetarëve për kujdes nga zjarret

Më të lexuarat

Ministria e Punëve të Brendshme ( MPB) u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit.

MPB përmes një komunikate për media thotë se temperaturat e larta ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen e zjarreve.

“Qytetarë të nderuar, tashmë jemi në sezonin e verës, që karakterizohet me temperatura të larta, e të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore. Me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, shtazëve dhe ambientit, APELOJMË që të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarrit në fazën e parë të shfaqjes, kudo që ai mund të paraqitet”, thuhet në njoftim.

Tutje, MPB thekson se “reagimi në rreziqe dhe kërcënime është detyrë dhe obligim qytetarë i secilit nga ne”.

“Në situata kur nuk keni mundësi të veproni- reagoni, atëherë pa asnjë hezitim duhet të lajmëroni rrezikun, duke ndjekë hapat si më poshtë”.

Qytetarët mund të lajmërojnë rrezikun nga zjarret duke thirrur Qendrën Operative Emergjente përmes numrit të telefonit pa pagesë 112 ose njësinë më të afërt Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit 193, policinë e Kosovës 192 dhe ndihmën e shpejtë, në numrin e telefonit 194.

“Reagimi në rreziqe dhe kërcënime është detyrë dhe obligim qytetarë i secilit nga ne. Zjarrvëniet e qëllimta, si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia, janë vepër penale dhe sanksionohen me ligj”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit