2.6 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Vidhet libri me dedikimin e Marquez-it

Më të lexuarat

Një kryevepër e nënshkruar nga shkrimtari me famë botërore Gabriel Garcia Marquez është vjedhur në panairin e librit në Kolumbi. 
 
Një koleksionues i librave të rrallë për shumë vite kishte kërkuar një kopje të librit “Njëqind vjet vetmi”, të cilin e kishte gjetur në Uruguaj.
 
Alvaro Castillo, poseduesi i këtij libri, vitin e kaluar kishte arritur ta kontaktonte shkrimtarin e famshëm për t’ia shkruar një dedikim para se ai të vdiste.
 
Por, libri me shumë vlerë për Castillon është zhdukur gjatë fundjavës nga xhami i një stende në panairin e librit në Bogota, që këtë vit është duke e nderuar autorin e Çmimit Nobel për Letërsi.
 
Policia kolumbiane është duke hetuar vjedhjen e njërës prej kopjeve të para të librit “Njëqind vjet vetmi”, të autorit me famë botërore Gabriel Garcia Marquez.
 
Një kopje me dedikimin e Marquez si ajo e vjedhur në Bogota, mund të kushtojë rreth 23 mijë dollar në internet.
 
Koleksionuesi Castillo, thotë se vlera e vërtetë e atij libri ishte shumë sentimentale.
“Kjo është një humbje shumë e dhimbshme”, ka thënë të hënën, Castillo, kur po tërhiqte pjesën tjetër të librva të mbledhur nga panairi.
Policia kolumbiane deri tashti nuk ka të dhëna se si libri është marrë nga rafti i mbyllur.
 
Ata janë duke kërkuar regjistrimet e një kamere të vetme e cila ka qenë e vendosur në hyrjen e pavijonit ku gjendej libri “Njëqind vjet vetmi”.
 
Zyra e prokurorit të përgjithshëm në Kolumbi vjedhjen e librit e ka quajtur “sulm të rëndë ndaj trashëgimisë kulturore”.
 
Kjo zyrë ka paralajmëruar se ata që janë përgjegjës për këtë krim, do të përballen nga gjashtë deri në 20 vjet burg.
 
Por, edhe ata që kanë mundur ta blejnë librin e vjedhur poashtu do të përballen me jetën pas grilave.
 
Ndërkohë, organizatorët e panairit të librit kanë kërkuar falje dhe kanë lutur hajdutët për kthimin e tij.
 
Ndonëse kanë thënë se kjo gjë është e pamundur pasi ata mund ta rishesin librin për shkak të karakteristikave të tij dalluese. / theguardian
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit