2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

O ti që nuk falesh, ta du t’mirën lexoje…

Më të lexuarat



T’besoj kur thu që e ki zemrën e mirë edhe nuk ja don t’keqen kërkujt, ama a e ke mendu najherë që duhesh edhe vetes me ja dashtë t’mirën! E qysh me ja dashtë t’mirën vetes?

Shumë e thjesht: Allahu a t’ka jep shëndet? A ta ka jep menjen? A t’i ka dhanë dorë e sy?! A ta ka dhon dëgjimin? E shumë sene tjera t’mira…
Pse nuk po e falenderon?! – Po ti munesh me thon, po more çdo ditë e natë e falenderoj… Mirë pra, as falenderimin s’po ta mohoj.

Ama a ja ke bo pytjen vetes: a jom tu falenderu sa duhet, ose a jom tu e bo mënyrën ma t’mirë t’falenderimit?
-Nëse po, atëherë përgjigjien shumë lehtë e ki: NAMAZI!
-Nëse jo, atëherë dije se namazi o’ mënyra ma e mirë për me falenderu Allahun, përveç faktit që ty si musliman ta ka bo obligim pesë herë n’ditë.

— Po joooo, shumë bre çdo ditë ka pesë herë!

Po mirë, n’punën që je, e ki nji orar t’caktum prej 8 orëve edhe nashta ma shumë, edhe shefi kur t’urdhnon diçka, a guxon me i thanë jo? – Nuk i thu jo, se munesh me përfundu me largim prej pune. Nëse ti i çon urdhnat e shefit n’ven, përveç rrogës munet edhe bonuse me t’jep.

Po vlla i dashtun, i njëjti sen o’ me namazin. Nëse t’i çon n’ven urdhnat e Allahut, Allahu ka me të shpërbly për atë sen.

Edhe diçka se s’po du me zgatë: O’ nji debat n’mesin e dijetarëve ku e kontestojnë besimin e atyne që s’e falin namazin, duke thanë se nuk o’ musliman ai që s’fal namaz.
O vlla i dashtun, vetë fakti që ekzsiton ky debat n’mesin e dijetarëve islam, duhet met shti me menu…

Ta du t’mirën….
Skerd Surkishi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit