3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Lukashenko mbyll kufirin e Bjellorusisë me Ukrainën: Zbulova planin për grusht shteti

Më të lexuarat

Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko urdhëroi të premten mbylljen e plotë të kufirit të Bjellorusisë me Ukrainën fqinje, duke përmendur arsye sigurie, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve  Belta.

Lukashenko tha në një mbledhje në Ditën e Pavarësisë së vendit se grupet rebele që po planifikonin të kryenin një grusht shteti u zbuluan në Bjellorusi.

“Një sasi e madhe armësh po vjen nga Ukraina në Bjellorusi. Kjo është arsyeja pse unë urdhërova forcat e sigurisë kufitare të mbyllnin plotësisht kufirin me Ukrainën, ”tha Lukashenko.

Përballja e Bjellorusisë me Perëndimin u intensifikua kohët e fundit pasi ai detyroi një avion të ulej në Minsk për të arrestuar gazetarin kritik. Vendet perëndimore dënuan këtë veprim dhe vendosën sanksione për të ndëshkuar Bjellorusinë. g.v/abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit