0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

SHBA dorëzon bazën Bagram te forcat afgane

Më të lexuarat

Ushtria amerikane u dorëzoi bazën Bagram forcave afgane të sigurisë, pas gati 20 vjetësh. Baza, e ndërtuar nga sovjetikët, është struktura më e madhe ushtarake e përdorur nga forcat amerikane dhe të NATO-s në Afganistan, gjatë luftës së tyre kundër militantëve talibanë. “Të gjitha forcat e koalicionit janë larguar nga Bagrami”, i tha një zyrtar amerikan agjencisë së lajmeve AFP. Largimi i tyre mund të sinjalizojë se tërheqja e plotë e forcave të huaja nga Afganistani është afër. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se forcat amerikane do të largohen tërësisht nga ky vend deri më 11 shtator. Ngjashëm janë zotuar edhe aleatët tjerë të NATO-s. Më 11 shtator shënohet 20-vjetori i sulmeve terroriste të Al Kaidës në SHBA – ngjarje kjo që ka çuar në ndërhyrjen e huaj në Afganistan. Uashingtoni ka refuzuar të tregojë se kur do të largohen ushtarët e fundit amerikanë nga Afganistani, duke përmendur shqetësimet për sigurinë. Talibanët, ndërkohë, kanë marrë kontrollin e disa qarqeve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit