0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Si mund të krijojmë ujë në shkretëtirë nga ajri dhe rrezet e diellit?

Më të lexuarat

Nga  Ana De Oliva, CNN

Ka shumë mënyra për të siguruar ujë të pijshëm në vendet ku ka mungesë, dhe disa nga mënyrat janë: mineralizimi i lumenjve, shkripëzimi i oqeaneve dhe shpimi i tokës. Por me mbipopullimin, ndryshimin e klimës dhe rritjen e mungesës së ujit, inovatorët kanë qenë në kërkim të një zgjidhjeje të re – dhe disa janë të bindur se përgjigja ndodhet në ajër.

SOURCE Global është një nga shumë ndërmarrjet në të gjithë botën që prodhon ujë nga ajri, me shpresën për të ndihmuar komunitetet që kanë mungesa. Hidropanelet në vend që të prodhojnë vetëm energji diellore, përdorin rrezet e diellit për të prodhuar ujë nga ajri, raporton abcnews.al

“Ne jemi në  gjendje të prodhojmë ujë nga ajri duke përdorur  panelet diellore dhe asgjë tjetër, nuk ka nevojë për energji elektrike, nuk ka nevojë për infrastrukturë – kaq është e mjaftueshme “, tha Vahid Fotuhi, zëvendës i kompanisë për Europën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën.

Gjeneratorët e ujit atmosferik (AWG), si SOURCE, janë makineri që prodhojnë ujë të pijshëm nga ajri. Këto pajisje kanë ekzistuar për rreth një dekadë dhe bazohen në kondensim. Megjithatë, ky proces mund të konsumojë shumë energji elektrike dhe shumë prej këtyre teknologjive funksionojnë vetëm në vende me lagështirë të lartë ajri.

Këto kufizime janë ato që e shtynë SOURCE i njohur më parë si Zero Mass Water, për të gjetur një zgjidhje më fleksibël dhe të qëndrueshme. Panelet diellore të saj kanë një ventilator që thith ajrin. Brenda pajisjes, ajri kalon përmes një materiali të ngjashëm me sfungjerin që bllokon avujt e ujit.

Më pas shtohet në ujë magnez dhe kalcium për të përmirësuar shijen e tij dhe për të siguruar përfitime të mundshme shëndetësore.Kjo do të thotë që uji i pijshëm i mineralizuar mund të prodhohet nga ajri me energji të rinovueshme dhe zero mbeturina, raporton abcnewsa.l

Në Dubai, ku ndodhet kompania më e madhe e ujit,  prodhohen 1.5 milion litra ujë çdo vit. SOURCE planifikon të krijojë një markë të re të ujit në shishe jo-plastikë dhe ta shesë atë në hotele dhe vendpushime, me të njëjtin çmim me markat e tjera të ujit në shishe.

SOURCE ka instaluar hidropanalet e saj në të gjithë botën në spitale, shkolla dhe vendet e punës që kanë mungesa të ujit. Kjo  ka tërhequr gjithashtu klientë komercialë – veçanërisht në vendet që u shërbejnë turistëve në peizazhe të izoluara, siç është shkretëtira.

Aktualisht, SOURCE ka nënshkruar një kontratë me një kamp luksoz të shkretëtirës në Dubai, ku hidropanelet e saj prodhojnë ujë të pijshëm në vend.  Partneriteti i tij i ardhshëm do të jetë në bregdetin e Detit të Kuq të Arabisë Saudite, ku një kompani  po synon të ndërtojë 18 hotele që do të shërbejnë ujin e SOURCE.

Si mund të luftojmë mungesën e ujit?

Sipas Keith Hays, nënkryetar i Bluefield Research, një firmë këshilluese që adreson sfidat e ujit, modeli i SOURCE është i ndryshëm nga AWG-të e tjerë sepse kombinon furnizimin me energji diellore dhe mekanizmin e prodhimit të ujit brenda së njëjtës strukturë.

Mbi 2 miliardë njerëz vuajnë nga mungesa e ujit ndërsa dhjetëra kompani që punojnë me AWG shpresojnë që pajisjet e tyre të ndihmojnë në zgjidhjen e kësaj krize, por mesa duket është e pamundur, sipas Hays.

Kostot e larta  nënkuptojnë se duhen deri në  10 vite që AWG të arrijë diçka të tillë, pasi ato zakonisht prodhojnë ujë që mund të furnizojë një pus ose një sistem desalinationi të ujit të detit. Gjithashtu sipas Hays, AWG-të kërkojnë tokë të bollshme dhe rrjete shpërndarëse që nuk nuk mund të gjenden shumë lehtë.

Ai beson se AWG-të janë më efikase kur kombinohen me furnizime të tjera uji. “Ato mund të jenë si një plotësim i sistemeve ekzistuese të ujit të pijshëm, duke zvogëluar gjurmët e plastikës, sipas  Fotuhi.

Kjo sfidë është diçka që Fotuhi e ka pranuar, duke shpjeguar se hidropanelet kërkojnë të kenë edhe një sistem uji pranë  por kjo jo gjithmonë është e mundur. Por sipas atij këto ofrojnë përfitime të qarta për mjedisin. s.ba/abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit