1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Kosova e Mali i Zi pa polisa sigurimi, Mazreku: Kjo konsiderohet marrëveshje e madhe dhe historike

Më të lexuarat

Kosovarët nuk do t’i paguajnë 15 eurot e polisës kufitare nga 1 korriku kur të hyjnë në Malin e Zi. Kjo u mundësua falë memorandumit të mirëkuptimit, që u nënshkrua të premten mes byrove të Sigurimit të dy vendeve.

Sami Mazreku, drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, ka thënë që kjo konsiderohet si një marrëveshje “e madhe dhe historike”.

“Javën e kaluar (24 qershor), kemi nënshkruar një marrëveshje mes nesh si Byro Kosovare, Bankës Qendrore, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kjo marrëveshje, do të hyjë në fuqi me datën 1 korrik dhe të gjitha polisat që do të lëshohen në pikat kufitare në kohëzgjatje njëmujore, do të mbulohen nga qeveria e Kosovës nga Ministria e Financave dhe përfundon 31 dhjetor”.

Mazreku në Klan Kosova, ka thënë që kjo marrëveshje për shkak të disa çështjeve teknike, do të hyjë në fuqi nga data 1 korrik.

“Qytetarët që lëvizin nga Kosova në Malin e Zi, do ta kenë Kartonin e Gjelbër që e marrin për Maqedoni dhe Serbi dhe e njëjta do t’i vlejë edhe për territorin e Malit të Zi, pa pasë nevojë të paguajnë çmim shtesë”.

“Ajo që është me rendësi është që me homologun malazez jemi pajtuar që çdo Karton i Gjelbër i Kosovës, që lëshohet deri më datën 30 qershor do të vlejë deri në skadim të afatit. Kjo pasi e dimë që aktualisht që ka qytetarë që udhëtojnë në Mal të Zi dhe nuk i vlen ajo dhe nga data 1 korrik, do t’i vlejë ai karton”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit