-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

BeH: 2 Maji dita kur kriminelët serb mbetën të tronditur me atë që përjetuan në Sarajevë

Më të lexuarat

Me rastin e manifestimit- Dita e Sarajevës, në kuadër të shënimit të 23 vjetorit të betejës për mbrojtjen e ndërtesës së Kryesisë të BeH, anëtari i Presidencës të BeH, Bakir Izetbegoviç, si dhe delegacioni i Kantonit të Sarajevës, vendosën kurora në varrezat Kovaçi, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Izetbegoviç, pas vendosjes të kurorave, deklaroi për mediat se shënimi i kësaj date është e rëndësishme sepse në këtë ditë filloi mbrojtja e Sarajevës.
 
“Kjo është dita kur agresori mbeti i tronditur nga ajo që përjetoi në Sarajevë. Njësitet e kombinuara të MPB-së, por kryesisht trimat që ne i quajmë “Djemtë në atlete”, kanë pritur agresorin në atë mënyrë që në 40 muajt e ardhshëm nuk mendoi më të tentojë të futet në qytet”, tha Izetbegoviç.
 
Ai shtoi se në atë ditë në Sarajevë ishin rrethuar dhe bllokuar shumë pjestarë të njësisë Speciale nga Nishi dhe se u vranë shumë prej tyre në përpjekjet për të marrur institucionet e Sarajevës.
 
Me rastin e Ditës së Sarajevës sot gjithashtu kurore do të vendosen edhe në varrezat ‘Lav’ dhe ‘Stadion’.
 
Rikujtojmë, njësitet speciale të ish-Armatës Popullore Jugosllave me ndihmën e njësive të shumta paramilitare serbe, më 2 maj 1992, në një aksion ushtarak të koordinuar dhe të planifikuar mirë, u përpoqën për marrë ndërtesën e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës në qendër të Sarajevës. Beteja kryesore u zhvillua në lagjen Skënderija, rreth 150 m. larg nga ndërtesa e Presidencës.
 
Përpjekjet për marrjen e Presidencës ishin parandaluar, por atë ditë nisi rrethimi i cili para syve të botës zgjati 1460 ditë, gjatë së cilës qytetarët e Sarajevës u vranë me granata minahedhëse, snajpera, armë kundër-ajrore dhe ku sipas disa të dhënave, numri i të vrarëve është nga 11.000 deri 14.000, mbi 50.000 të plagosur për të cilëve shumica kanë mbetur me invaliditet të rëndë. Por gjithashtu edhe janë torturuar, duke pasur ndërprerje të furnizimit me ujë, energji elektrike dhe me gaz natyror. Por vendosmëria për mbrojtjen e qytetit dhe dëshirën për mbijetesë megjithatë fitoi, kështu që Sarajeva nuk ra në duart e agresorëve të BeH-së.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit