1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Biden: Do të mbështesim Afganistanin pavarësisht tërheqjes së trupave

Më të lexuarat

Presidenti i SHBA-së Joe Biden në një takim me homologun e tij Afgan Ashraf Ghani dhe ish rivalin e tij politik, Abdullah Abdullah, tha se Uashingtoni pavarësisht së tërheqjes së trupave amerikane do të vazhdojë të  mbështesë Kabulin.

Biden, i ulur pranë Ghanit dhe Abdullahut në Zyrën Ovale, i quajti të dy “miq të vjetër”, duke theksuar se SHBA-ja do ti mbështeste gjithmonë.

“Afganët duhet të vendosin për të ardhmen e tyre, për atë që duan,” tha ai, duke shtuar se “dhuna irracionale duhet të ndalet”.

Ghani tha se forcat afgane të sigurisë kishin rimarrë kontrollin e gjashtë rretheve ditën e djeshme. Ai theksoi se respekton vendimin e Biden dhe se bashkëpunimi midis dy vendeve po hyn në një fazë të re./abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit