0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Vuçiç: Serbia së shpejti nis ndërtimin dhe rindërtimin e spitaleve në Kosovë

Më të lexuarat

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi sot se ndërtimi i spitalit në Graçanicë do të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Po ashtu ai tha se do të nisë rindërtimi i spitalit në veri të Mitrovicës.

“Ne kemi probleme teknike, paratë nuk janë problem, ne kemi lënë mënjanë para dhe i kemi ato për qendrën shëndetësore në Graçanicë dhe spitalin në veri të Mitrovicës”, tha ai, raporton Tanjug.

Lideri serb shton më tej se “spitali në Mitrovicë do të jetë një qendër klinike de facto” dhe tregon se do të bëhet me investimet e “shtetit të Serbisë dhe mbajtjen e një numri të madh të stafit mjekësor”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit