1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Gazetari bullgar thotë se ishin serbët ata që rrëzuan avionin e tyre MiG-29, vjen reagimi i Serbisë

Më të lexuarat

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka reaguar pas një deklarate të gazetarit bullgar Grigor Lilov, i cili ka pretenduar se Serbia rrëzoi avionin bullgar MiG-29 më 9 qershor.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, MiG-29 u rrëzua më 9 qershor gjatë stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Serbinë në Detin e Zi dhe piloti u vra.

Shkaku i rrëzimit nuk është përcaktuar ende.

“Stërvitjet ushtarake të ushtrisë serbe në Bullgari, në vendin jo shumë larg qytetit të Shabla, dhe probabiliteti që MiG ynë mund të jetë rrëzuar nga raketa S-125 Neva të nisur nga serbët duhet të ketë qenë tema e diskutimit politik, veçanërisht para zgjedhjeve parlamentare. Por një diskutim të tillë nuk kishte. Të gjitha partitë, media, komentuesit heshtin”, kishte shkruar ai në Facebook.

Dhe pas akuzave të tij kundër Serbisë, Ministria e Mbrojtjes ka reaguar duke thënë se ato pretendime ishin të pasakta dhe dashakeqe.

“Për shkak të pretendimeve dhe spekulimeve të pasakta dhe dashakeqe të bëra nga gazetari dhe shkrimtari bullgar Grigor Lilov dhe të transmetuara nga media të caktuara, Ministria e Mbrojtjes informon publikun se anëtarët e Forcës Ajrore Serbe dhe Mbrojtjes Ajrore nuk kanë vepruar në njësitë raketore të mbrojtjes ajrore në ditën e rrëzimit të avionit Bullgar MiG-29, si dhe veprimet e aviacionit në stërvitjen ‘Shabla’, dhe as nuk mund të lidhen në asnjë mënyrë me rrëzimin e avionit ushtarak bullgar MiG-29”, citohet të jetë thënë në njoftim.

Ministria shton se anëtarët e Forcave Ajrore dhe Mbrojtjes Ajrore i kanë realizuar aktivitetet e tyre që nga arritja në poligonin “Shabla” në përputhje me planet e përcaktuara më parë që janë rënë dakord dhe miratuar nga përfaqësuesit e Forcave të Armatosura të Republikës së Bullgarisë dhe ushtria serbe. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit