1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Mustafi tregon se si e refuzoi Gjykata e Beogradit padinë ndaj ministrit serb që përdori gjuhë raciste

Më të lexuarat

Një nga katër propozimet që paraqiti kryeministri Albin Kurti javën e kaluar në takimin në Bruksel ka qenë që, në të dy vendet, Kosovë dhe Serbi, të ketë reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave këtu. Pra, serbët në Kosovë mund të kenë Këshillin Nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi.

Lidhur me këtë se sa mund të përdoret struktura e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi për model për serbët në Kosovë është deklaruar Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.

“Mendoj që po sepse konventa kornizë e Këshillit e Evropës për të drejtat e pakicave duhet të siguronte autonomi kulturore. Që nënkupton se fushat sikurse arsimi, kultura, informimi, përdorimi zyrtar i gjuhës, kultivimi i identitetit kulturor nacional i japin përparësi. Megjithatë në Serbi ka ndodhur një degradim i Ligjit dhe përmes kësaj ka pamundësuar që komunitetet të realizojnë autonominë kulturore. P.sh. përderisa mjetet sa i përket kulturës, ndahen me konkurs në Beograd shumë pak organizata nga Lugina e Preshevës mund të përfitojnë nga ato mjete për kulturë në gjuhën shqipe”, u shpreh Mustafi.

Mustafi ka shtuar se edhe pse kanë kundërshtuar dhe kanë ushtruar kërkesa, ato nuk janë marrë parasysh.

“Ne e kemi kundërshtuar në të gjitha debatet që kanë qenë për këtë Ligj, kemi kundërshtuar edhe në Beograd, sepse shqiptarëve iu është premtuar në vitin 2001 se përmes demokratizimit të Serbisë dhe nën garancat e bashkësisë ndërkombëtare do të realizojnë të drejtat e tyre individuale dhe kolektive. Kërkesat e tona nuk janë marrë nga komisioni sa i përket përpilimit të ligjit, ne e kemi kundërshtuar se kemi vlerësuar se është kundërkushtetues sepse një nen thuhet të drejtat e arritura deri më tash nuk guxon të zvogëlohen”, shtoi Mustafi në emisionin “Kallxo Përnime”.

Ndërlidhur më këtë ai tregon një rast kur kanë paditur ministrin Aleksandar Vulin për përdorimin e gjuhës derogative, fashiste dhe raciste në Gjykatën e Lartë në Beograd dhe në fund e kanë humbur lëndën.

“Po të njëjtën lëndë, tre organizata joqeveritare e kanë paditur median kanë fituar vetëm se kanë përdorur termin “shqiptar”, ndërkaq kur e ka padit kryetari i Këshillit Shqiptar ministrin, atëherë ne e kemi humbur lëndën. Ne e kemi dërgu në Apel, presim që të vendos dhe më pas do të shohim mundësitë për ta dërguar në Strasburg për interpretim”, u shpreh Mustafi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit