0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Kurti flet takimit me Macron: Nuk u zotua për liberalizimin e vizave për Kosovën

Më të lexuarat

Kryeministri Albin Kurti pas takimit me presidentin francez Emmanuel Macron në pallatin Elisee të Francës u shpreh se në këtë bisedë u trajtua edhe tema e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai tha se mesazhi është marrë, por shtoi se nuk kishte zotim se do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën.

“Sigurisht që qytetarët e Kosovës janë të interesuar për liberalizimin e vizave dhe është e padrejtë që Kosova pas plotësimit të kritereve ende nuk ka viza.

Në vizitën tonë kjo çështje është trajtuar. Jemi të sigurt që e kanë marrë mesazhin tonë, por nuk ka zotim që do të ketë liberalizim të vizave”, ka thënë Kurti në RTK.

Zyra e Kryeministrit ka konfirmuar se në këtë takim u diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe të ardhmen evropiane, si dhe sfidën e përbashkët në ballafaqimin me pandeminë COVID-19./ Abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit