Zyra për paraqitjen e rasteve të dyshuara për shpëlarje parash ka raportuar më 2014 për asete të dyshimta në vlerë prej 3.3 miliardë frangash zvicerane.
Vitin e kaluar Zyra për pastrimin e parave (MROS) raporton se janë shtuar një numër rekord prej 1753 rasteve, siç mund të shihet nga raporti vjetor i 2014-ës nga Zyra Federale e Policisë (FEDPOL), transmeton albinfo.ch.
Bëhet fjalë për një rritje prej një të katërtën gjatë vitit të kaluar. Në përgjithësi, vlera e rasteve të dyshuara më 2014 arriti në 3.3 miliardë franga.
Mbi 90 për qind e të gjithë rasteve erdhën nga pesë kantone të Zvuicrës, me një sektor të fortë të shërbimeve financiare: Cyrih, Gjenevë, Bernë, St Gallen dhe Ticino.
Pjesë shumë më e madhe (85 për qind) e të gjitha raporteve të pranuara në 1753 raste, sipas statistikave, vijnë nga bankat.kohaislame