1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Konjufca: S’ka përfunduar ende asgjë, Serbia ka plane për t’u kthyer në Kosovë

Më të lexuarat

Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka përkujtuar masakrën e Poklekut në 22 vjetorin e Ditës së Çlirimit.

Konjufca ka thënë se sot po përkujtohet masakra e Poklekut, por Serbia nuk ka asnjë pengesë për të e krimet e tjera të kryera gjatë luftës.

“Jemi mbledhur në Poklek meqë kush e njeh mirë masakrën e Poklekut e di sa e thellë është plaga jonë që na ka shkaktuar gjenocidi i Serbisë mbi popullin tonë. Këtu u vranë mizorisht 53 shqiptarë, nga të cilët 24 fëmijë. Liria erdhi, por kjo plagë e shumë të tjera kullojnë. Afër 14 mijë qytetarë të vrarë nga Serbia prej të cilëve 1133 fëmijë. Për Serbinë për të gjitha këto nuk ka pasur kurrfarë pengese kurrë”, ka thënë ai.

Konjufca ka thënë se kërcënimi nga Serbia sot është më i pranishëm se kurrë. Po ashtu, ai bëri thirrje për vigjilencë, duke shtuar se derisa Serbia ka plane për t’u kthyer në Kosovë dhe e konsideron tokë të sajën, asgjë nuk ka përfunduar me Serbinë.

“Rreziku dhe kanosja nga Serbia nuk ka kaluar ende, kërcënimi sot është më i pranishëm se kurrë më parë që nga 12 qershori 1999 sepse për sa kohë që Serbia ka ende plane për t’u kthyer në Kosovë dhe ato nuk i fshehë aspak, ne duhet të jemi të gatshëm ta mbrojmë atdheun tonë me çdo kusht. Sa kohë Serbia na ka në kushtetutën e saj dhe sa kohë na konsideron tokë e saj, asgjë nuk ka përfunduar me Serbinë. Prandaj, 12 qershorin duhet ta festojmë gjithnjë me krenari për atë që është arritur, por edhe me vigjilencë për atë që nuk ka përfunduar ende”, ka përfunduar Konjufca në manifestimin përkujtimor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit