-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Dorëzohet menaxhmenti i RTK-së, kthen në punë dy sindikalistët e larguar

Më të lexuarat

Menaxhmenti i Radio Televizionit të Kosovës ka marrë sot vendim për kthimin në punë të dy sindikalistëve të larguar, Fadil Hoxha Dhe Arsim Halili.
 
Kjo u konfirmua për “Kohën Ditore” nga kryeinspektori Punës, Basri Ibrahimi.
 
“Sot më njoftuan që menaxhmenti i RTK-së ka vendosur që të respektojë vendimin tonë dhe të kthejë sindikalistët në vendin e tyre të punës”, tha Ibrahimi.
 
Kërkesën për kthim të sindikalistëve, Inspektorati i Punës e kishte bërë që më 15 prill të këtij viti përmes një vendimi në të cilin theksohej se menaxhmenti i RTK-së ka bërë shkelje të dispozitave të Rregullores për përgjegjësi materiale dhe disiplinore pasi që udhëheqësi i administratës dhe burimeve njerëzore të RTK-së me udhëheqësin e drejtpërdrejtë të njësisë përkatëse nuk kanë parashtruar propozim me shkrim për inicimin e procedurave disiplinore në Komisionin disiplinor.
 
Sindikalistët Hoxha dhe Halili së bashku me anëtarët e Sindikatës së RTK-së , e cila ka mbi 400 anëtarë, e që është edhe me e madhja e transmetuesit publik, ka kërkuar nga Parlamenti që ta hetojë keqmenaxhimin në RTK në vitet e fundit, pasi që bordi doli me shifra kontradiktore në lidhje me të hyrat dhe borxhet e ku ka shpërputhje në mes të 3 dhe 5 milionë eurove.

Hoxha madje ka pasur paraqitje edhe para deputetëve në lidhje me këto shqetësime.

 
Drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala, largoi nga puna arbitrarisht Halilin dhe Hoxhën më 26 mars, pasi ata në emër të Sindikatës së RTK-së denoncuan rastet e censurës dhe parregullsitë e tjera.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit