0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Kryeimami Sahiti priti në takim Nënkolonel Rexhepin

Më të lexuarat

Kryeimami Sahiti priti në takim Nënkolonel Rexhepin

Gjatë vizitës së zyrtarëve të Divizonit të Trafikut të Policisë së Kosovës që i bënë sot Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, me ç’rast u takuan me kryeimamin Vedat ef. Sahiti, u ritheksua gatishmëria dypalëshe për bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta me qëllim ofrimin e sigurisë dhe mbrojtjes së jetës së qytetarit, e cila si e tillë konsiderohet e shenjtë bazuar në parimet fetare qiellore dhe ato njerëzore.
Shifrat shqetësuese të aksidenteve në trafik përfshirë ato me fatalitet (lëndime serioze dhe vdekje) janë dukshëm më të mëdha gjatë periudhës janar – qershor 2021, në krahasim me vitet paraprake.
Kjo bëri që në fokus të bisedës të ishte çështja e pakujdesisë së vozitësve në trafik dhe aksidenteve të shumta për këtë gjysmëvit, që sipas statistikave shënon rritje prej 45 përqind në krahasim me vitin 2019.
Bilanci i pesë muajve të parë të vitit, sipas nënkolonel Jeton Rexhepi (drejtor i Divizonit të Komunikacionir Rrugor) shënon 50 raste të vdekjes si pasojë e aksidenteve rrugore, me 5761 të plagosur, shifër e frikshme e cila e bën qytetarin të ndjejë shqetësim dhe pasiguri me rastin e qasjes në trafik.
U potencua edhe roli dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës në përgjithësi, në funksion të thirrjes së vazhdueshme ndaj qytetarëve për parandalim dhe vetëdijësim, jo vetëm për sigurinë në trafik por edhe për dukuritë negative dhe jo vetëm.
Gjatë takimit, palët u dakorduan që ligjërata e ditës së premte e datës 11 qershor, (në të gjitha xhamitë e vendit tonë) t’i kushtohet thirrjes dhe apelit drejtuar qytetarëve për sensibilizim dhe vetëdijësim për rritjen e sigurisë në trafik, si dhe për ruajtjen dhe kujdesin e jetës tonë dhe të tjetrit që e kemi përballë nesh.
Gjatë takimit të sotëm, në shoqërim të nënkolonel Rexhepit ishte nënkolonel Afrim Ahmeti (drejtor i Drejtorisë për Preventivë në Komunikacionin Rrugor) dhe kapiten Driton Morina (shef i Sektorit për Bashkëpunim dhe Përkrahje), derisa kryeimami shoqërohej nga zëvendësi i tij – Fatmir ef. Iljazi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit