4.5 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Dallimi në mes të suksesit dhe dështimit

Më të lexuarat

Pyetja: Cili është dallimi në mes të njerëzve të suksesshëm dhe atyre të pasuksesshëm në këtë botë?

Përgjigja: Dallimi qëndron në atë se njerëzit e suksesshëm janë të vendosur në përmbushjen e asaj që ia kanë bërë obligim vetvetes pa marrë parasysh vështirësitë me të cilat ballafaqohen, derisa t’i arrijnë synimet e tyre. Këta njerëz janë të inspiruar nga brenda që të përmbushin çfarëdo objektivi që ia kanë bërë obligim vetvetes. Njerëzit e dështuar në jetë janë ata që frikësohen se do të dështojnë t’i përkushtohen plotësisht qëllimit të tyre, ose janë shumë përtacë, e lëre më të vendosin ndonjë synim për ta përmbushur atë ëndërr. Nëse nuk më besoni se i tërë ekuilibri i suksesit dhe dështimit në jete është | i lehtë për t’u shpjeguar, atëherë ja fjalët e dy burrave të aq mëdhenj, i pari, një ndër njerëzit më të suksesshëm që ka ecur mbi tokë:

“Gjithmonë nguliteni në kokë se vendosmëria drejt suksesit është më e rëndësishme se çfarëdo gjë tjetër.” Abraham Linkoln

“Dallimi mes njeriut të suksesshëm dhe të tjerëve nuk është mungesa e fuqisë, e as e diturisë, por ajo e vullnetit.” Vincent T. Lombardi

Kur mendoja se i kisha punët pisk, fajësoja çdo gjë në botë përveçse vetvetes. Kur e kuptova se duke vepruar kështu nuk ndryshoja aspak, kjo më lëndonte. Dallimi mes meje dhe Bill Gejtsit nuk është për shkak se ai ka lindur i mençur. Por ngase ai ka zgjedhur të bëjë diç me jetën e tij dhe ishte i vendosur ta shihte atë. Tani shtrohet pyetja:
Cili është dallimi në mes të suksesit dhe dështimit në jetë?
Përgjigja: VULLNETI DHE VENDOSMËRIA
Ja ku është! M’u para jush! Ajo qëndron mes jush dhe çdo gjëje që keni dashur ndonjëherë, qoftë edhe sikur t’i posedonit një milion dollarë para se ta arrinit moshën 30 vjeçare apo të ngriteshit në detyrë para fundit të vitit. “(apo në këtë rast të hynit në Xhenet).” Në qoftë se keni vullnet dhe vendosmëri për të bërë diçka, atëherë do ta kryeni atë pa marrë parasysh se nëpër çfarë duhet të kaloni.

Çështje për të medituar
Kur ia hodha shikimin këtij artikulli, të cilin e kam shkruar para shumë kohësh, atëherë kur prioritetet e mia në jetë ishin pak të ndryshme, u ndjeva bosh kur lexova: “Nëse nuk më besoni se i tërë ekuilibri i suksesit dhe dështimit në jetë është aq i lehtë për t’u shpjeguar, atëherë ja fjalët e dy burrave të mëdhenj, i pari, ndër njerëzit më të suksesshëm që ka ecur ndonjëherë mbi tokë.” Dhe më pas e citova Abraham Linkolnin dhe tani e shoh se kjo është më e mira që jo-muslimanët mund të marrin si shembull: “njerëzit e suksesshëm në këtë jetë dhe kjo më bëri të ndihem aq i cekët sepse këta njerëz sado të suksesshëm të jenë, ata nuk janë të përkryer, për dallim nga ai të cilin Allahu e ka zgjedhur si model tonin, d.m.th.: i Dërguari Muhamed (alejhi selatu use selam), i cili ishte krijesë e përkryer në të gjitha sferat. Dhe ndoshta, them ndoshta, kjo është arsyeja, pse Umeti Islam i ka punët keq sot, d.m.th., ngase ndaluan së pasuari shembull modelin e caktuar nga Allahu dhe filluan t’i marrin për shembull aktorët, artistët, sportistët, e qe besa edhe jo-muslimanët.
Tani, a e kuptuat rëndësinë e vullnetit dhe vendosmërisë? Dhe nga ku duhet ta absorboj muslimani këtë vullnet dhe vendosmëri? Nga besimi i tij në Allahun – sa më i fortë të jetë besimi ynë, aq më i fortë do të jetë edhe vullneti dhe vendosmëria, dhe pastaj më me gjasë do të hyjmë në Xhenet, inshaAllah. Ja disa rrugë të thjeshta (por jo të gjitha) për ta ngritur besimin tuaj në Allahun:

  1. Shtojeni përmendjen (dhikrin) e Allahut. Këtë mund ta bëni duke kënduar Kur’an, duke falur namaz nafile, etj.;
  2. Shtojini veprat e mira, qoftë të mëdha apo të vogla;
  3. Zvogëlojini mëkatet dhe pendohuni për mëkatet e mëparshme.

Sapo të pajiseni me vendosmëri të fortë, zbatimi i saj nuk është më problem.

/Muhamed Bilal Lakhan/ “Mësime jetësore nga Kurani famëlartë për muslimanët e shekullit 21”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit