Epidemia e koronavirusit përveç numrit të lartë të humbjes së jetëve një tjetër pasoj është dhe ndotja detare.
Mediat e huaja bëjnë me dije se koronavirusi ka ndotur shumë zonën detare jashtë qytetit të Bawan, një destinacion popullor zhytjeje në provincën Filipine të Batanga.
Vizitorët e rregullt dhe vendasit kanë raportuar një rritje në numrin e maskave të fytyrës dhe mburojave të mbledhura nga fundi i detit.null
“Ndoshta ndodh sepse disa turistë që hipin në anije mbështjellin maskën e tyre rreth njërit vesh në mënyrë që të dalë ose të tjerët thjesht nuk e hedhin atje ku duhet,” thotë Arnel Vergara, një zhytës profesionist Filipinas që zhytet në zonë.
Ndërkohë Carmela Sevilla, një pronare vendpushimi dhe mësuese zhytjeje, thotë se maskat u shtohen qeseve plastike, pelenave dhe materialeve të paketimit që ndotin detet e rajonit gjatë sezonit të musonëve.
Nga ana e tij, Giro Maranan, një zyrtar i zyrës turistike në Provincën Batanga, tha se autoritetet ishin në dijeni të çështjes dhe po drejtonin iniciativa për pastrimin.e.su./abcnews.al