1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

“Gjykata për Ujgurët” në Londër filloi të dëgjojë dëshmitarët

Më të lexuarat

Në Britani ka filluar të dëgjojë dëshmitë e dëshmitarëve Gjykata për Ujgurët e cila është një gjykatë popullore me qendër në Londër që heton nëse janë apo jo gjenocid trajtimet e Kinës ndaj turqve ujgurë dhe pakicave të tjera muslimane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Seancat e gjykatës e cila nuk ka mbështetje shtetërore dhe vendimi i të cilës nuk do të jetë i detyrueshëm, do të vazhdojnë për katër ditë deri në ditën e hënë. Gjykata pritet që të mblidhet sërish në muajin shtator, ndërsa në të po diskutohen me prova shkeljet e të drejtave të njeriut që Kina ka kryer.

Kryesuesi i gjykatës ku do të dëgjohen rreth 30 dëshmitarë është avokati për drejtat e njeriut Geoffrey Nice i cili kryesoi gjykimin e ish presidentit serb Sllobodan Millosheviç.

Gjykata u mblodh me kërkesën e Kongresit Botëror të Ujgurëve i formuar nga turqit ujgurë të jetojnë në mërgim, ndërsa zyrtarët kinezë nuk marrin pjesë. Në gjykatë po hetohet nëse është apo jo gjenocid trajtimi i Kinës ndaj turqve ujgurë dhe pakicave të tjera muslimane.

Departamenti amerikan i Shtetit, parlamentet e Britanisë, Belgjikës, Kanadasë dhe Holandës i kanë njohur si “gjenocid” praktikat e Kinës kundrejt turqve ujgurë.

Praktikat e Kinës në rajonin autonom ujgur, Xinjiang

Shkeljet e Kinës në vitet e fundit ndaj identitetit dhe kulturës së turqve ujgurë kritikohen nga opinioni ndërkombëtar.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara (OKB), të paktën 1 milion turq ujgurë mbahen jashtë dëshirës së tyre në vende të cilat Pekini i emërton si “qendra të arsimit profesional” ndërsa opinioni ndërkombëtar i definon si “kampe të riedukimit”.

Qeveria e Pekinit nuk jep informacione lidhur me numrin e kampeve që ndodhen në rajonin autonom ujgur Xinjiang, se sa persona qëndrojnë këtu dhe se sa persona janë rikthyer në jetën sociale nga këto persona në fjalë.

OKB-ja dhe organizatat e tjera ndërkombëtare kanë përsëritur thirrjen e tyre për lejimin e vëzhgimit të kampeve ndërkohë që Kina deri më tani ka lejuar një numër të vogël të diplomatëve të huaj dhe disa gazetarë që të shikojnë pjesërisht vetëm disa kampe që ajo vetë i ka përcaktuar.

Autoritetet kineze kanë refuzuar kërkesat e zyrtarëve të OKB-së për të vëzhguar lirisht në rajon me qëllimin për të marrë informacione të drejtpërdrejta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit