Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan së fundmi ka folur në lidhje me zbulimin e disa depozitave të reja të gazit natyror në Detin e Zi, duke folur në ceremoninë e inaugurimit të portit dhe qendrës së shpërndarjes në qytetin e Zonguldak.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Erdogan ka theksuar se ato kanë zbuluar 135 miliardë metër kub gaz në Detin e Zi.
Ndërkohë në gusht të vitit të kaluar u bë me dije se platforma e shpimit lundrues turk Fatih gjeti një depozitë prej 320 miliardë metra kub gaz natyror në zonën e detit “Danub-1”.null
Sipas Ankarasë, porti i ri me emrin “Filios” është një projekt i madh logjistik, një qendër e re rajonale e tregtisë detare dhe një bazë e madhe gazi.
Gjithashtu presidenti turk argumentoi se vendi i tij nuk është i kufizuar në kufijtë e tij.
“Turqia është një vend i madh, fuqia dhe përgjegjësitë e të cilit nuk do të kufizohen brenda kufijve të saj. Do të ndërtojmë ura nga e kaluara në të ardhmen dhe do të vazhdojmë të ecim drejt së ardhmes,” tha ai.e.su./abcnews.al