-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Beteja e Koshares dhe e Loxhës, tregojnë se kush luftoi dhe kush mashtroi!

Më të lexuarat

Reagimi i Fatos Klosit, duke sulmuar figura të shquara të kombit, duke vënë në dyshim luftën e Ministrisë së Mbrojtjes ka nxitur edhe një valë reagimesh, një tufan që sikur nuk ndalon dot.

Duke akuzuar përkrahësit e presidentit Rugova, të cilët respektonin institucionet e Republikës së Kosovës, se vetëm shëtiteshin në Tiranë dhe nuk bënin asgjë, ka nxitur një valë reagimesh nga më të ndryshmet, së pari të mbështetësve të Rugovës dhe më pas edhe të atyre që e bën luftën, madje që krijuan të vetmin epos, luftën e Koshares.

Koloneli Anton Quni ka reaguar duke shpalosur në fb e tij, një urtësi shqiptare, me shënimin, si do ti përgjigjej një plak i urtë Fatos Klosit, ish shefit të Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK) të Shqipërisë, dhe pas luftës i quajtur Shërbimit Informativ Shqiptar (SHISH). “Njeri është ai që dinë e thotë s’di, gjysmë njeri është ai që s’din, po vet…
Dhe hiq njeri s’është ai që edhe s’din edhe s’vet e prapë thotë: Si unë s’din kërkush”.

Ndërsa, bashkëluftëtari i tij, kolonel Rrustem Berisha udhëheqës i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, thotë se FARK-u ka luftuar, dhe se kolonel Ahmet Krasniqi ishte ai që po i unifikonte forcat e luftës.
Ndërsa, majori Nazif Ramabaja në një shkrim më të gjatë deklaron se as ish shefi i SHIK-ut Fatos Klosi dhe as mbështetësit e tij dhe që pretendojnë se janë formues të UÇK-së, nuk e kanë njohur asnjëherë as Ministrinë e Mbrojtjes dhe as institucionet e Republikës dhe kështu janë bërë pengesë e luftës dhe suksesit.

“Për këtë arsye dhe arsye tjera të cilat ju i dini është bërë një puq mbi këto institucione dhe është huazuar, përvetësuar, vjedh komplet puna dhe organizimi i këtyre institucioneve dhe akterëve të tyre me një qëllim të ditur marrja e pushtetit me metoda linçuese, jo demokratike…,”, thotë Ramabaja.

Fitorja e Koshares, dhe beteja e Loxhës, janë argumente se kush në të vërtetë shëtiti dhe kush luftoi. BS/.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit