1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

BE: Kroacia të mbrojë të drejtat themelore të migrantëve

Më të lexuarat

Komisionerja e Punëve të Brendshme të Bashkimit Evropian, Ylva Johansson tha se Kroacia nuk duhet të shkelë të drejtat themelore të migrantëve derisa mbron kufijtë e BE-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Johansson në deklaratën për media në lidhje me shkeljen e të drejtave themelore të Kroacisë duke kthyer prapa migrantët e parregullt theksoi rëndësinë e aftësisë së vendeve anëtare për të mbrojtur të drejtat themelore duke parandaluar hyrjen e paligjshme në zonën Shengen.

“Unë kam pasur një bisedë të mirë me kryeministrin kroat kohët e fundit në lidhje me këtë. Ai është shumë i përkushtuar për nevojën që vendi i tij të vendos një ekuilibër duke mbrojtur kufijtë dhe të drejtat themelore të BE-së”, tha Johansson.

Shkeljet e të drejtave nga Kroacia, e cila është në rrugën e transitit të migrantëve të parregullt veçanërisht atyre të cilët vijnë përmes Bosnjë e Hercegovinës, të tilla si dhuna, konfiskimi i sendeve të tyre personale dhe kthimi i tyre pa u dhënë azil, kanë qenë në rend dite për një kohë, veçanërisht me arsyetimin se “mbron kufijtë e jashtëm të BE-së”.

Heshtja e BE-së për këtë çështje shkakton reagime. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit