2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Prodhimi i uraniumit në Iran pothuajse i përdorshëm për armë

Më të lexuarat

Irani sipas vlerësimit të Agjencisë Ndërkombëtare të Atomit ndërkohë posedon sasi uraniumi që është thuajse i përshtatshëm për armët. Ky material ka një gradë pastërtie deri në 60 për qind.

Në grindjen me Iranin për armët atomike sërish po përforcohen shenjat për konfrontim.

Agjencia Ndërkombëtare e Atomit (IAEA) shpreh ankesa për mungesën e informacioneve lidhur me prejardhjen e gjurmëve të uraniumit, që kanë gjetur  kontrollorët e IAEA-së gjatë inspektimeve të posaçme në Republikën Islamike. Kjo mësohet nga një raport i shefit të IAEA-së, Rafael Grossi dërguar 173 vendeve anëtare. Mos përparimi i bisedimeve prej muajsh ia bën të vështirë IAEA-së që të konstatojë një orientim paqësor të programit bërthamor të Iranit, shkruan Grossi.null

Shefi i IAEA-së njëkohësisht tërheq vëmendjen për informacionet e mangëta të udhëheqjes iraniane mbi impiantet e dyshimta, që me gjasë përdoren për aktivitet bërthamor.

Është shqetësuese, që diskutimet teknike mes IAEA-së dhe Iranit nuk kanë arritur rezultatet që priteshin”.3200 kg uranium i depozituar.null

Irani posedon, sipas raportit të IAEA-së mbi 3200 kg. uranium të pasuruar në shkallë të ndryshme – gati 16 herë më shumë nga sa lejon marrëveshja. Gjithashtu raporti përmban edhe një listë të gjatë me kufizimet ndaj inspektorëve të IAEA-së.  Sipas raportit ata nuk lejohen më të vizitojnë çdo ditë komplekset bërthamore dhe nuk mund të mbikëqyrin më ndërtimin e centrifugave për pasurimin e uraniumit dhe prodhimin e uraniumit xeheror.

Grossi javën e kaluar u shpreh mjaft i shqetësuar për zhvillimet në Republikën Islamike dhe tërhoqi vëmendjen, se vetëm shtetet me arsenal armësh atomike pasurojnë uranium deri në gradën 60 për qind.

Teherani muajin e kaluar ka ndërmarrë hapa të ndryshëm, për të rritur presionin ndaj bisedimeve në Vjenë për shpëtimin e marrëveshjes për programin bërthamor të nënshkruar në vitin 2015. Puna e inspektorëve të IAEA-së është kufizuar ndjeshëm dhe pasurimi i uraniumit ka avancuar.

Për armët bërthamore pasurimi në fakt duhet të jetë rreth 90 për qind, megjithatë një material i pasuruar deri në 60 për qind teorikisht mund të përdoret për prodhim armësh. “60 për qind është pothuajse i përshtatshëm për armët”, u shpreh Grossi javën e kaluar për “Financial Times”.

Teherani argumenton, se uraniumi i pasuruar në gradë të lartë nevojitet për qëllime mjekësore, ndërkohë që udhëheqja e republikës islamike i hedh poshtë akuzat për përdorimin direkt për armatime.

Marrëveshja e nënshkruar më 2015 ndodhet në prag të anulimit, qëkurse ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump më 2018 u shkëput në mënyrë të njëanshme nga kjo marrëveshje dhe rivendosi sanksionet ndaj Iranit. Qeveria në Teheran gradualisht u tërhoq prej detyrimeve që buronin nga kjo marrëveshje.

Pasuesi i Trump-it, Joe Biden ka sinjalizuar interes për rifillimin e bisedimeve, por ai pret që Irani të zbatojë detyrimet sa i përket pasurimit të uraniumit.

Marrëveshja synon të pengojë, që Teherani të fitojë aftësinë për të konstruktuar bombën atomike./DW/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit