3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Hamas beson se asnjë qeveri izraelite nuk do të “ndryshojë natyrën e konfliktit me pushtuesin”

Më të lexuarat

Hamas tha se edhe nëse formohet një qeveri e re që nuk drejtohet nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kjo nuk do të ndryshojë natyrën e konfliktit midis palestinezëve dhe izraelitëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Hamas-it, Fawzi Barhoum, në një deklaratë tha, “Asnjë bast nuk mund të bëhet për ndonjë ndryshim brenda Izraelit. Të gjithë janë (politikanët izraelitë) produkt i projektit pushtues sionist, i cili synon të hedhë bazat në kurriz të të drejtave të palestinezëve”.

Barhoum dha mesazhin se asnjë qeveri izraelite që do të krijohet, “nuk do të ndryshojë natyrën e konfliktit me këtë pushtues, duke konsideruar se është një formacion okupues që duhet rezistuar”.

Duke theksuar se formimi i një qeverie të re nuk do të ndikojë në luftën e popullit palestinez derisa pushtuesit të munden, Berhum vuri në dukje se Hamas-i “mbështetet në vullnetin, kauzën e drejtë dhe rezistencën e popullit palestinez si një e drejtë legjitime për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe kundërshtojnë të gjitha planet e pushtuesve ”.

Kreu i Partisë Yamina, Naftali Bennett, i cili dallon me pikëpamjet e tij të ekstremit të djathtë në Izrael, njoftoi se ai do të bashkohej me bllokun kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu për të formuar një koalicion qeveritar.

Nëse formohet koalicioni, Netanyahu do të humbasë vendin e tij të kryeministrit pas 12 viteve.

Mediat lokale raportuan se nëse krijohet një qeveri koalicioni me udhëheqësin e Partisë Yamina, Bennett dhe Yair Lapid nga Yehsh Atid (Ekziston një Ardhmëri) thuhet se në qeverinë e re, Bennett do të jetë i pari që do të ulet në vendin e kryeministrit, të cilin Benjamin Netanyahu e ka mbajtur për 12 vjet pa ndërprerje.

Pas zgjedhjeve të mbajtura në Izrael më 23 mars, Presidenti Reuven Rivlin mandatoi kryeministrin Netanyahu për të formuar një koalicion qeveritar.

Netanyahu ia riktheu mandatin Rivlin-it më 4 maj sepse nuk mund të gjente mbështetjen e mjaftueshme për të formuar një qeverinë.

Pas kësaj, më 5 maj Rivlin i dha mandatin për të formuar qeverinë rivalit të Netanyahut, Lapid. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit