-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Në Pakistan vritet aktivistja për të drejtat e njeriut Sabeen Mahmud

Më të lexuarat

Sabeen Mahmud vdiq në vend, ndërsa nëna e saj është plagosur rënd dhe është transportuar në spital. Vrasësit pas krimit janë larguar me motor në drejtim të panjohur
 
Aktivistja pakistaneze për të drejtat e njeriut, Sabeen Mahmud u qëllua për vdekje në një sulm të armatosur në Karaçi, transmeton Anadolu Agency (AA).
 
Sipas burimeve të policisë, Sabeen Mahmud foli në një seminar në Karaçi, pas së cilës së bashku me nënën e saj kthehej për në shtëpi. Në pjesën e qytetit Defence, u sulmuan nga persona të panjohur.
 
Sabeen Mahmud vdiq në vend, ndërsa nëna e saj është plagosur rënd dhe është transportuar në spital. Vrasësit pas krimit janë larguar me motor në drejtim të panjohur.
 
Kryeministri i krahinës Sindh, Kayim Said Ali Shah, e dënoi vrasjen e aktivistes pakistaneze dhe kërkoi nga zyrtarët një raport urgjent dhe gjetjen e autorëve të vrasjes.
 
Sabeen Mahmud ishte themeluese dhe drejtore e Organizatës për të Drejtat e Njeriut, “The Second Floor (T2F)”./aa
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit