3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Drenasi e pjesë nga Prishtina e Gjakova pritet të mbesin pa energji ditën e hënë

Më të lexuarat

Në kuadër të projektit për ndërtimin e linjës interkonektive Kosovë-Shqipëri, të hënën pothuajse tërë ditën do të shkyçet linja Drenas-Gllobar. Ndërkohë, nesër për disa orë do të mbesin pa energji elektrike edhe disa pjesë në Gjakovës dhe Prishtinës.
 
Sipas KOSTT-it, shkyçjet Drenas do të ketë nga ora 8:00 deri në orën 12:00, si dhe nga ora 14:00 deri në orën 18:00, dhe anë të domosdoshme për të mundësuar montimin e përçuesve në segmentin e dytë të linjës interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri.
 
Kurse, nesër qytetarët që furnizohen nga NS Gjakova 1 do të mbesin pa furnizim me energji elektrik në mëngjes, kjo për shkak të rehabilitimit të pajisjeve të tensionit të mesëm. Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
 
Ndërsa, në Prishtinë nesër nga ora 10:00 deri në ora 14:00, do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike për të gjithë ata që furnizohen nga nënstacioni Prishtina 2. Kjo për shkak të punimeve në kuadër të projektit: Furnizimi dhe instalimi i transformatorit TR3 në këtë nënstacion Prishtina 2, përcjell KP.
 
Punimet në fjalë, sipas KOSTT-it, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit