2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

EULEX redukton stafin

Më të lexuarat

Në 15 qershor, EULEX do të reduktojë 25% të stafit në Kosovë. Me konfigurimin e ri, misioni do të fokusohet tek drejtësia, por mbetet i angazhuar për situatën në veri.

Xavier Bout de Marnhac, Kreu i misionit EULEX:

“Nuk ka në të vërtetë një ndryshim të mandatit, është veç vullneti i vendeve anëtare për të bërë shkurtime ndaj nesh në njërën anë, e në anën tjetër, po rifokusohemi në atë që kanë përcaktuar vendet anëtare gjatë shikimit paraprak të strategjisë, që është fusha e drejtësisë. Por, ne do të mbetemi shumë të angazhuar për situatën në veri, ku presim përmirësime, megjithëse situata atje nuk është dhe aq e lehtë.”

Për situatën në veri, BE kërkon që Beogradi e Prishtina të zbatojnë të gjitha marrveshjet e arritura në dialogun e ndërmjetësuar mes tyre nga Brukseli..

Fernando Gentilini, Drejtor për Ballkanin, EEAS:

“Askush nuk mund të jetë i kënaqur me ritmin që po has proçesi i zbatimit. Mendoj se ne jemi të vendosur për të shtyrë në këtë drejtim, sepse marrveshjet janë bërë për t’u zbatuar.Nuk ka për të qënë e lehtë, pasi të gjitha çështjet që kanë të bëjnë më Kosovën janë të komplikuara. Por, e vetmja gjë është të jemi atje e të tregojmë vendosmëri, angazhim, e të shtyjmë përpara, e mendoj se jemi të gatshëm për këtë. «

Në Komitetin e jashtëm të Parlamentit Europian u diskutua jo vetëm mbi rikonfigurimin e ardhshëm të EULEXit, por edhe për punën e bërë deri më sot.

Hansjorg Haber, Komandant i Misioneve Civile të BE-së:

“Për punën e gjyqësorit, ne kemi 330 hetime në vazhdim, e pothuajse 300 vendime janë dhënë, 200 ndërmjet tyre i përkasin të drejtës penale. Prokurorët e EULEXit janë përfshirë në më shumë se 1800 raste, dhe ata kanë hetuar ministra, si zoti Limaj, politikanë, si zoti Thaçi, ish komandantë të UçKsë si Geci, biznesmenë, e shërbime sekrete.. Misioni nuk i është shmangur asnjërës prej sfidave në sektorin e drejtësisë.

Por me punën e deritanishme, misioni EULEX nuk ka mundur të shmang kritikat, apo të sigurojë mbështetjen e publikut në Kosovë.

Engjellushe Morina, Drejtore Ekzekutive e Iniciativa Kosovare per Stabilitet:

“Sinqerisht, EULEX nuk gëzon reputacion të mirë për popullësinë lokale në Kosovë. Gjithashtu besohet se ka patur motivim politik në disa raste, pasi nuk ka patur dëshmi thelbësore. Ka patur edhe çështje të nivelit të lartë, të cilat janë ndjekur me paaftësi, janë mënaxhuar dobët, e ndoshta duke tradhëtuar mandatin e misionit. Paradigma « Stabiliteti mbi të gjitha » mbetet si një re mbi ne, e për publikun e Kosovës besohet se ka një vijimësi të kulturës së pandëshkueshmërisë që prej kohës së UNMIKut. Në kohën e UNMIK ka patur raste ku dëshmi të bazuara në fakte janë humbur për hir të stabilitetit, e ne nuk dëgjuam më mbi këto raste, asnjëherë deri në ditët e sotme. »

EULEX do të vazhdojë të operojë në të gjithë territorin e Kosovës, kryesisht përmes njësive të lëvizshme. Roli i tij do të ndahet në dy funksione: ekzekutive dhe këshilluese në mbështetje të institucioneve kosovare.

Përgatiti: Arta Tozaj /kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit