4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Pandemia shtrenjton vizat | Ekonomia Islame

Më të lexuarat

Adelina Kryeziu nga Rahoveci, ka aplikuar për të marrë vizën e shtetit të Sllovenisë për të udhëtuar drejt atij vendi me qëllim të bashkimit me bashkëshortin e saj që jeton atje. Shteti slloven, siç thotë ajo, ia ka lëshuar vizën për hyrje në atë vend, por sipas saj, shërbimet për aplikim dhe rregullimi i dokumenteve të nevojshme për udhëtim i kanë kushtuar mjaft.Njoftimi për shtrenjtimin e tarifave për vizë në Ambasadën e Sllovenisë në Prishtinë.“Shërbimet, duke përfshirë edhe dokumentet që kemi rregulluar, vulat apostile, përkthimet, diku rreth 150 euro më janë bërë. Mandej e kemi pasur pagesën për shenjat e gishtërinjve, që më ka kushtuar 20 euro dhe sot do të bëj pagesën prej 6 euro për tërheqjen e vizës. Unë e kam (vizën) për bashkim familjar. Do të thotë e kam bashkëshortin atje dhe duhet të shkoj edhe unë. Nëse e marrim parasysh që unë jam e papunë, mundësitë i kam pasur zero për t’i kryer pagesat. Por, të gjitha këto shpenzime i ka mbuluar bashkëshorti”, tha Kryeziu për Radion Evropa e Lirë.Bazuar në informacionet e pasqyruara në faqet e internetit të shumicës së ambasadave në Prishtinë, të vendeve që i takojnë zonës Shengenit, që nga shkurti i vitit të kaluar, sigurimi i vizës Shengen për qytetarët e Kosovës është shtrenjtuar prej 60 në 80 euro.Shtrenjtimi i sigurimeveBashkim Hashani, përfaqësues i kompanisë së sigurimeve Elsing, thotë për Radion Evropa e Lirë se edhe çmimet e sigurimeve që kërkohen për marrjen e vizave, janë ngritur. Sipas tij, një sigurim njëmujor ka qenë 20 euro dhe tash është 25. Çmimi për një sigurim për 90 ditë ka qenë 60 deri 65 euro, ndërkaq tash është 75 euro.“Nëse shkojmë me sigurim njëmujor, aplikacioni dhe fotografitë, këto të tria bëjnë 35 euro. Nëse ka për të përkthyer diçka – varet prej dokumentit se çka është – një faqe është 10 euro. Nëse ka më shumë faqe, atëherë ngrihet çmimi. Në qoftë se e llogaritim edhe aplikimin brenda ambasadës, ky aplikim është 100 euro. Në të gjitha ambasadat është linear (çmimi). Kështu që minimum janë 150 euro shpenzime. Në kushtet tona janë tepër shumë. Me një pagë mesatare prej 200 deri 250 euro, duhet të llogaritësh që mos të hash dhe mos të pish fare. Kjo është tmerr”, tha Elshani.Shërbimet për aplikim, rreth 100 euroGazmend Rama nga Fushë Kosova, ka aplikuar për vizë punë, po ashtu në Ambasadën e Sllovenisë. Shërbimet për aplikim për marrjen e vizës është duke i bërë në Qendrën për aplikim për viza VFS Global, e cila ofron shërbimet për vizë për Slloveni, Kroaci, Norvegji, Austri, Finland, Suedi…Pagesa e përdorimit të shërbimeve të kësaj qendre është 27 euro.Rama vlerëson se për të arritur deri te viza dhe deri tek udhëtimi për në shtetin slloven, shpenzohet një pagë mesatare e Kosovës.“Nevojiten diku 200 deri 250 euro për t’u nisur dhe për të arritur atje. Pra, për dokumente dhe për rrugë. Nëse nuk e lëshojën vizën, 200 euro shkojnë kot”, thotë Rama.Shërbimet shtesë rrisin shumën e shpenzimevePërfaqësuesi i kompanisë së sigurimeve Elsing, Bashkim Hashani, thotë se vizat e punës kërkojnë më tepër shërbime, por edhe vërtetime dokumentesh.“Ndryshimi i vetëm te dokumentacioni për vizë pune, qëndron në atë se duhet të bëhet vërtetimi i disa dokumenteve tjera në Ministrinë e Punëve të Jashtme (të Kosovës). Pra, vërtetimin e gjykatës, vërtetimin e policisë, trustin pensional. Të gjitha këto duhet patjetër të vulosen (me vulën apostile) edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Aty, çdo vulosje e dokumenteve kushton nga 10 euro, plus provizioni i bankës 1 euro. Do të thotë 11 euro për një dokument. Ato patjetër duhet edhe të përkthehen dhe çdo dokument (i përkthyer) kushton nga 10 euro. Për një vizitë pune, nëse shkon me procedurë të rregullt, atëherë bëhet afërsisht 200 euro”, tregon Hashani.Ambasadat e vendeve të Bashkimit Evropian, përfshirë ato të zonës Shengen, të cilat janë në Kosovë, vazhdojnë të japin viza udhëtimi drejt atyre vendeve për shumicën e kategorive, përveç udhëtimeve për turizëm. Ngjashëm është edhe me Ambasadën e Gjermanisë, vend ky në të cilin jetojnë dhe punojnë një pjesë e madhe e diasporës së Kosovës.Bazuar në informatat e pasqyruara në faqen e internetit të Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, vizat për të udhëtuar në këtë shtet lëshohen për qytetarët e Kosovës që synojnë bashkimin familjar, për biznes, viza për studentë, si dhe për raste të caktuara urgjente. Por, viza turistike, aktualisht nuk lëshohen nga Ambasada Gjermane dhe as nga shumica e ambasadave të vendeve të BE-së në Prishtinë.Por, përjashtim bën Ambasada e Kroacisë, e cila jep viza për turizëm, por që ky vend i BE-së nuk është pjesë e zonës Shengen.Për vizë kanë aplikuar 5 anëtarë të familjes së një qytetari të Prishtinës, i cili u prezantua me inicialet D.K. Ai tha për Radion Evropa e Lirë se për në Kroaci kanë udhëtuar edhe më parë, por nuk u janë dashur shërbimet e agjencive për aplikim për vizë, për shkak se vizat ishin siguruar përmes agjencive turistike me të cilat ka udhëtuar.Por, që nga shpallja e pandemisë, sipas tij, vizat kushtojnë më shtrenjtë. Vetëm shërbimet për një person, për aplikim për viza në VFS Global, sipas tij i ka kushtuar 99 euro. Për pesë anëtarë të familjes së tij, këto shërbime i kanë kushtuar 495 euro.“Plus dokumentacioni shtesë që duhet rregulluar në qytetin ku jeton. Ta zëmë, nëse jeton në Prishtinë, të duhen edhe dokumentet nga banka, nga ATK-ja, certifikatat e lindjes. Me gjithë shërbimet e agjencisë, plus edhe diku 100 euro të tjera”, theksoi ky qytetar nga Prishtina.Këto shuma të parave që qytetarët e Kosovës shpenzojnë për shërbimet për aplikim për viza për të udhëtuar në vendet e BE-së, nuk llogariten shpenzimet e garancive që të afërmit i sigurojnë në shtete përkatëse.Ndryshe, paga mesatare neto te shumica e punonjësve në Kosovë, sipas të dhënave të ASK-së, është mes 400 deri 500 euro në muaj.Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, të cilit nuk është miratuar ende liberalizimin e vizave, pavarësisht përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Bashkimit Evropian.Vendimi për këtë çështje ka ngecur për shkak të skepticizmit që kanë shfaqur shtetet si Franca dhe Holanda./EO

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit