-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Për tre muaj, në rrugët e Kosovës kanë vdekur 19 persona

Më të lexuarat

Tre mujori i parë i vitit 2015 ka një bilanc shqetësues të personave që e kanë humbur jetën nëpër rrugët e Kosovës
 
Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, gjatë periudhës janar-mars, të këtij viti, janë shënuar 16 aksidente fatale, që krahasuar më po të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku janë shënuar 25 aksidente fatale, del se këtë vit kemi rënie të numrit të aksidenteve të kësaj kategorie.
 
Njëjtë, për tre mujorin e parë të këtij viti, edhe numri i aksidenteve të cilësuara më lëndime ka rënë, krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë.
 
Derisa, gjatë këtij viti janë shënuar 984 aksidente të cilësuara me lëndime, gjatë po të njëjtës periudhë kohore, një vit më parë, kanë ndodhur 996 aksidente të kësaj kategorie.
 
Ndryshe, paraqitet gjendja te personat e lënduar në aksidentet rrugore (është shënuar rritje). Gjatë tre mujorit të parë të këtij viti, janë lënduar 1993 persona, ndërsa në po të njëjtën periudhë kohore, gjatë vitit 2014, janë lënduar 1955 persona. kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit