-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Lunacek: S’ka dëshmi për krime të UÇK-së si tërësi

Më të lexuarat

Ekziston “dikush” i cili shumë qartë shfaq interesim për krimet kundër serbëve në Kosovë, deklaroi nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja në PE për Kosovën, Ulrike Lunacek për gazetën “Danas”, duke komentuar deklaratat e drejtorit të Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.
Lunacek para pak ditësh deklaroi se Serbia duhet ta shfuqizojë fletarrestimin për shefin e diplomacisë kosovare Hashim Thaçin, ndërsa Gjuriqi u përgjigj se “dikush do të duhej të interesohet për krimet kundër serbëve në Kosovë”.
 
“Siç e di zoti Gjuriq, një njësit special hetues në vitin 2014 gjeti dëshmi të fuqishme kundër disa zyrtarëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por sigurisht që jo edhe kundër UÇK-së si tërësi”, tha Lunacek për gazetën beogradase, transmeton KP.
 
“Prandaj, unë dhe raporti im aktual i PE-së për Kosovën theksojmë se themelimi dhe funksionimi i gjykatës speciale për krime lufte duhet të jenë prioritet për Qeverinë e re të Kosovës”, ka thënë Lunacek.
 
Lidhur me deklaratën për Thaçin, ajo përkujtoi se në pres-konferencën të martën në Prishtinë ka thënë se “Beogradi, që të tregohet konsekuent, duhet të sillet njëjtë si me rastin e Tony Blairit, ish-kryeministrit britanik dhe këshilltarit aktual të kryeministrit Aleksandar Vuçiq”.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit