Negociatorët kanë shkuar në Vjenë ku do të bëjnë përpjekje për të finalizuar marrëveshjen që do e kufizonte programin bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike.
Nënsekretarja amerikane e shtetit, Wendy Sherman, zëvendësministri i jashtëm i Iranit, Abbas Aragchi, dhe zyrtarja e BE-së, Helga Schmid, kanë nisur bisedimet sot në një hotel të Vjenës. Bisedimet kanë për qëllim që të sqarojnë marrëveshjen kornizë të arritur më 2 prill. Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry dhe ministrat e jashtëm të Iranit dhe pesë vendeve të tjera pritet t’i bashkohen bisedimeve gjatë një faze të mëvonshme.