Departamenti i Anti-Drogës se Athinës ka sekuestruar sasinë prej 40 kg kanabis sativa (35.5 kanabis i thatë dhe 4.6 në formë çokollate).
Sipas policisë së Athinës, tre persona u arrestuan (dy grekë dhe një shtetas shqiptar), ndërsa u sekuestrua shuma prej 10.000 euro, një peshore elektronike dhe shtatë telefona celularë.null
Lënda narkotike vinte nga Shqipëria dhe tre të arrestuarit e shpërndanin atë në zonën e qendrës së Athinës.
Të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie, ndërsa hetimet lidhur me aktivitetin e bandës do të vazhdohen prej policisë greke./ TCh