2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Studim: Bletët mund të njohin fytyrat e njeriut

Më të lexuarat

Shkencëtarja franceze Aurore Avargues-Weber, me studimin ka zbuluar se bletët të cilët kanë trurin sa “një kokë gjilpëre” njohin fytyrën e njeriut, fitoi çmimin L’Oreal-UNESCO 2015 në kuadër të Programit Ndërkombëtar të Bursave i cili inkurajon gratë në të gjithë botën për studimet shkencore, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Dr. Avargues-Weber, 31 vjeçare nga Universiteti Toulouse 3 i Francës ka vlerësuar për gazetarin e Anadolu Agency (AA) studimin e saj rreth bletëve. Avargues-Weber, thekson se bletët mësojnë përmendësh formën e lules ku ata gjejnë nektarë dhe në këtë mënyrë orientohen drejt luleve të ngjashme përreth. Ajo tha se duke u bazuar në këtë sjellje me ekipin e saj ata kanë zbuluar se bletët njohin edhe fytyrat e njerëzve.
 
Avargues-Weber, thekson më tej se mbi figurat me imazhet e fytyrës që kanë dy pika për sytë, vijë vertikale për hundën, një vijë horizontale për gojën kanë vendosur bletët ku më pas i kanë shpërblyer ato me ujë me sheqer. Ato kanë vërejtur se bletët mund të gjejnë edhe figura të tjera që i ngjajnë fytyrës dhe të cilat nuk i kanë shikuar më parë ato.
 
Shkencëtarja franceze, e cila shprehet se në studimin e saj është vërejtur se bletët të cilët kanë trurin sa “një kokë gjilpëre” kanë një inteligjencë të ngjashme me atë të njeriut, thekson se bletët gjithashtu në një kohë të shkurtër prej 1 ore mund të kuptojnë marrëdhëniet midis objekteve si “më i madh”, “mbi”, “poshtë” , ku gjithashtu mund të dallojnë edhe numrat.
 
Aurore Avargues-Weber, u shpreh gjithashtu se ajo është e kënaqur nga fitimi i këtij çmimi dhe se ky çmim do të kontribuojë në projektet e saj./mszh
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit