“Nuk mendojmë se në historinë tonë ka një faqe të zezë të tillë”, deklaroi Zv/kryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë turke, Bulent Arinç, në lidhje me ngjarjet e 1915-s.
Në një dalje publike të hënën, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Bulent Arinç tha se Turqia nuk ka kryer gjenocid.
“Dihet qartë se cilët kanë kryer gjenocid në botë; janë regjistruar dhe kanë gjetur përgjigje në gjykatat ndërkombëtare penale. Ne jemi të sigurt për veten tonë dhe të gjithë botës i lëshojmë kushtrimin, duke besuar plotësisht në tezat tona”, theksoi Arinç.kohaislame