KUJDES: PAMJE SHQETESUESE
Në një arkivol prej qelqi, i rrethuar nga civilë që shtyhen, nga ushtarakë dhe media, ish- krahu i djathtë i Saddam Hussein u dorëzua tek autoritetet irakiane.
Zyrtarët e ktij vendi tha se Izzat Ibrahim al- Douri vdiq duke luftuar trupat qeveritare në provincën Salahuddin në veri të Irakut.
Trupi iu dorëzua Ministrisë së Shëndetësisë, ndërkohë që turma ishte mbledhur për të parë atë që njihet si “Mbreti Spathi”.
Al-Douri, 72 vjeç, drejtonte një grupim rebel, të quajur Urdhri i Naqshbandit, një faktor shumë i rëndësishëm pas ngritjes së Shtetit Islamik në Irak.
Shpesh është thënë se ish- njerëzit e Saddam Hussein kanë ndihmuar në fuqizimin e Shtetit Islamik.
Al-Douri ishte krahu i djathtë i Hussein. Ai e kishte ndihmuar atë që të vinte në pushtet. Të dy vinin nga i njëjti rajon në Tikrit.
Vajza e tij ishte martuar për një kohë të shkurtër me djalin e madh të Saddam-it, Uday, që u vra nga forcat amerikane në Mosul në korrik të vitit 2003.
Pas ekzekutimit të Hussein në vitin 2006, Al-Douri u konfirmua si lideri i partisë së ndaluar Ba’ath.
Ai ishte një nga personat më të kërkuar nga SHBA.
Për kokën e tij ishte vënë një shumë prej 10 milionë dollarë.
Al-Douri ishte Mbreti Spathi në letrat e bixhozit, që ishin lëshuar nga SHBA për anëtarët e regjimit të Hussein, që ishin në kërkim./Mapo