-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Përshkallëzohet rëndë numri i dëshmorëve në Palestinë, Izraeli mbyll portat kufitare në Gazë
Numri i dëshmorëve në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës u rrit në 24 ndërsa i të plagosurve në 103.

Më të lexuarat

Numri i dëshmorëve në sulmet e mbrëmshme (e hënë) në Gazë u rrit në 24 ndërsa i të plagosurve në 103.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Shëndetësisë në Gazë, humbja totale e jetëve u rrit në 24 si pasojë e 3 martirëve të tjerë pas sulmeve të fundit.

Një zyrtar nga ekipet e Mbrojtjes Civile tha se vdekjet në sulmet e fundit ndodhën në një shtëpi në perëndim të Gazës, një nga tre personat që humbën jetën në shtëpi ishte një grua dhe tjetri ishte një palestinez me aftësi të kufizuara.

Kurse në deklaratën e bërë më parë nga Ministria e Shëndetësisë në Gazë bëhej e ditur se 21 persona kishin rënë dëshmorë, 9 prej të cilëve fëmijë dhe 95 të tjerë kishin mbetur të plagosur.  

Mbrëmjen vonë të ditës së hënë, ushtria izraelite kishte deklaruar se kishte filluar një operacion ushtarak në Rripin e Gazës, kishte ndërmarrë sulme ajrore pasi ishin hedhur shumë raketa nga Gaza në jug të vendit (Izraelit).  

Kryetari i Shtetit të Palestinës, Mahmoud Abbas, për shkak të dëshmorëve në sulmet e Izraelit në Gazë anuloi festimet me rastin e Bajramit të Ramazanit dhe vendosi që flamurët të ulen në gjysmë shtizë.

Nga ana tjetër, të hënën pas namazit të teravisë, duke filluar nga Ramallah, Nablus, Betlehem, Cenin dhe në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor u zhvilluan protesta dhe marshime. Në ngjarje 1 person u plagos me plumb të vërtetë dhe 12 të tjerë me plumba plastikë.

Në ngjarje 49 palestinezë u ndikuan nga gazi lotsjellës.

Ndërkaq Izraeli deklaroi se deri në një urdhër të dytë ka mbyllur portën e vetme kufitare tregtare të Gazës, Kerem Ebu Salim.

Izraeli edhe mëngjesin e të hënës kishte deklaruar se deri në një urdhër të dytë ka mbyllur portën nga ku kalojnë njerëzit në Gazë, Beyt Hanun (Erez).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit