0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Britani, Kreu i Gjykatës bën thirrje per mirëkuptim ndaj shamisë

Më të lexuarat

Presidenti i Gjykatës Supreme në Britani, Lordi David Neuberger, ka bërë thirrje për shfaqje të drejtësisë dhe të kuptuarit e kulturave të ndryshme, duke respektuar të drejtën e grave muslimane të mbajnë shaminë, por edhe të kenë të drejtë ta mbajnë vellon e fytyrës.
Lordi Neuberger, në një fjalim të detajuar para Aleancës së drejtësisë penale, foli për “drejtësia në gjykata, duke thënë se njerëz me prejardhje të ndryshme kulturore dhe fetare duhet të jenë të barabartë përballë gjykatës, “Është e nevojshme që të ketë disa njohuri se si njerëz me prejardhje të ndryshme kulturore, shoqërore, fetare sillen dhe se si ata presin që të tjerët të sillen me ta “, tha Lord Neuberger.
“Shembuj të mirënjohur përfshijnë atë se si disa fe e konsiderojnë të papërshtatshme të betohen në diçka që për ta nuk është e shenjtë, se si disa njerëz e konsiderojnë të vrazhdë të zbulojnë fytyrën apo kokën në publik.
Ai shtoi se gjyqtarët duhet të ketë “një kuptim të shprehive të ndryshme kulturore dhe sociale” në përpjekjen e tyre për të treguar drejtësinë për ata që janë përfshirë në gjykime.
Fjalimi i tij vjen pas gati një viti pasi Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut mbështeti ndalimin e nikabit në gjykatat britanike.
Gati gjashtë muaj më vonë, më 1 korrik 2014 Gjykata e lartë e të drejtave të Evropës vendosi një ndalim për nikabin.
Vendimi është kritikuar si shokues nga organizatat e të drejtave dhe gratë muslimane  Britania është shtëpia e një komuniteti musliman prej gati 2.8 milionësh, ose 4.4% e popullsisë së përgjithshme, një nga popullsitë më të mëdha myslimane në Evropë.
Ndërsa hixhabi është një kod i detyrueshëm i veshjes për gratë myslimane, por shumica e dijetarëve myslimanë pajtohen se një grua nuk është e detyruar të mbajë nikab.
Studiuesit besojnë se është në dorë të grave për të vendosur nëse do të veshin nikab, apo do të mbulojnë kokën dhe trupin, në parim me dispozitat fetare. /Mszh
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit