-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kolumbi, vazhdojnë në ditën e 9-të protestat kundër qeverisë

Më të lexuarat

Mijëra njerëz në Kolumbi të cilët kanë organizuar protesta masive kundër qeverisë që nga 28 prilli, kanë rinisur protestat e tyre, megjithëse numri i tyre është ulur, raporton Anadolu Agency (AA).

Dhjetëra njerëz, kryesisht studentë, u mblodhën në Bogota, ku është qendra e demonstratave, duke thënë se qeveria nuk ndau fonde të mjaftueshme për arsimin dhe shfaqën reagimet e tyre me këngë dhe muzikë.

Studenti Mario Barela për AA deklaroi se ishte aty për t’u dhënë një mesazh autoriteteve. “Më vjen keq për dhunën e policisë ndaj protestuesve, kam qenë këtu për 4 ditë me gjithë vullnetin tim të mirë”, tha ai.

Një student tjetër, Didiyer Dalgadillo, duke theksuar se janë lodhur shumë nga korrupsioni dhe ryshfeti në vend tha se “Ne kemi shumë arsye për të jetuar së bashku”.

16-vjeçarja Sofia Talvaro deklaroi se qeveria investoi shumë pak në arsim. “Ka një pabarazi serioze në vendin tonë. Vëllai im nuk e ka përfunduar ende shkollën për shkak të papunësisë. Qeveria duhet t’i japë më shumë arsimit në vend sesa luftës”, tha ajo.

Protestuesit që dolën në rrugë në shumë qytete të vendit u përpoqën që zëri i tyre të dëgjohet nga qeveria në një mënyrë paqësore dhe të qetë krahasuar me ditët e tjera.

Pavarësisht nga njoftimi i presidentit, Ivan Duque më 2 maj ku tha se do të anulojnë projektligjin e reformës tatimore pas rritjes së viktimave dhe të plagosurve për shkak të demonstratave, ndërsa protestat në rrugë ende vazhdojnë të rriten.

Në demonstratat masive kundër reformës së taksave në Kolumbi gjatë javës së kaluar 24 persona humbën jetën dhe më shumë se 900 të tjerë u plagosën. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit