-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

18.7 miliard RS është plani i parë për të ringjallur ekonominë e Jemenit

Më të lexuarat

Këshilli Saudito-Jemenas i biznesit, po synon të investojë SR 18.7 miliardë në Jemen për të ringjallur ekonominë e vendit, tha një nga anëtaret e këshillit gjatë konferencës së të enjtes.
Abdullah bin Mahfouz tha se ekonomia jemenase ka qenë e prekur nga vazhdimi i pperacionit ushtarak “Stuhia Vendimtare” dhe ka nevojë për mbështetje urgjente financiare.
Investimet saudite mund të luajnë një rol jetik në mbështetjen e ekonomisë dhe qeverinë legjitime, tha ai.
“Faza e parë e planit të paqes do të përfshijë ngritjen e disa fabrikave për ushqim dhe prodhim të çimentos. Investitorët saudit do të mbështesin gjithashtu fabrikat e prodhimit të produkteve të hekurit, dhe do të investojnë në të gjitha qytetet e Jemenit, “tha ai.
Abdul Aziz Al-amoudi, një investitor saudit në Jemen, tha se ka disa mundësi të “mëdha” të investimit në Jemen por vendi ka nevojë të jetë i qëndrueshëm dhe i sigurt për të tërhequr investimet e huaja.
Ai beson se operacioni ushtarak do të kishte një ndikim pozitiv në vend.
Duke folur për Arabe News, ai tha se biznesmenët sauditë duhet të rrisin investimet e tyre për të ndihmuar popullin jemenas të siguroj jetesën.
Houthitë e kanë destabilizuar vendin duke pushtuar kryeqytetin Sanaa.

“Arabia Saudite do të garantojë sigurinë dhe stabilitetin politik në vend, por biznesmenët sauditë duhet të marrin iniciativën për ta ringjallur ekonominë jemenase,” tha ai.

Mbretëria e Saudisë është investitori më i lartë në Jemen. Ajo është gjithashtu një nga eksportuesit më të lartë në Jemen./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit