0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Brengat e botës islame gjatë muajit të Ramazanit

Më të lexuarat

Falënderimet i takojnë All-llahut të Madhërishëm, ndërsa përshëndetjet dhe selamet tona janë mbi profetin Muhammed Mustafa, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që pasuan gjurmët e tij.

All-llahu i Madhërishëm në një ajet në Kur’an thotë: “Me të vërtetë ky Ummeti juaj është një Ummet dhe Unë jam Zoti juaj andaj më adhuroni…” Ndërsa në një ajet tjetër thotë: “Me të vërtetë besimtarët janë vëllezër.”

Nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) është vërtetuar të ketë thënë se: “Shembulli i besimtarëve në lidhjen e tyre dhe mëshirën ndërmjet tyre është sikurse shembulli i një trupi që nëse rënkon një gjymtyrë i gjithë trupi do të ndiejë dhimbje dhe mosqetësi.”

Muslimanët e jetësojnë këtë muaj duke qenë në probleme dhe sfida të mëdha.

– Komunizmi i kuq që kapërdin çdo gjë që është e gjelbërt dhe çdo gjë që është e dobishme, duke i përndjekur muslimanët me hekur dhe me zjarr. Ai mbjell tek gjeneratat e ardhshme ateizmin përmes ideologjive të tij në fushën e clonomisë, pasurisë dhe teorive të tjera botërore.

Kapitalizmi që hedh në mesin e muslimanëve epshe dhe ego nga më të ndryshmet, duke nxitur në pasimin e tyre ku si mjet kryesor kanë shfrenimin e femrës, tejkalimin e çdo kutiri në shfrenime dhe në dëfrime të paskajshme dhe të çmendura pa asnjë vlerë dhe normë të moralit.

– Laicizmi që bën thirrje në ndarjen e fesë nga të gjitha fushat dhe sferat e jetës me pretekstin se feja është ajo që bën ndarjen në mes popujve. Kjo realisht është një ideologji ateiste që i refuzuon të gjitha fetë e në veçanti merret me refuzimin dhe sulmin ndaj Islamit si tërësi parimesh apo ndonjë sfere të veçantë të jetës.

– Masonizmi që është një prodhim i Jehudëve, i cili ka ardhur për shkatërrimin e feve e në veçanti të Islamit. Ky në pamje të jashtme bën thirrje për unitet në mes popujve, e për një gjë të tillë ka rite, rregulla dhe besim të veçantë. Masonizmi është një formë e fshehtë e organizimit, por që ndikimi i tij është në nivel botëror, ndërsa cionizmi është pjellë e tij.

Bota islame sot rënkon nga shumë plagë, por prej më të rëndave janë:

– I morën Palestinën dhe i prangosën xhaminë e Aksas, gratë, pleqtë dhe fëmijët vriten çdo ditë e çdo natë. Por Palestina nuk mund të rikthehet në duart e muslimanëve përderisa nuk gjendet zemërimi i Omer Ibn Hattabit (radijall-llahu anhu), përgatitja e Salahudin Ejubit dhe sinqeriteti i Ibn Tejmijes.

– U shkatërrua Afganistani, u shkatërrua populli i tij, u rrënuan qytete të tëra dhe u shkatërruan xhamitë e tij. Popullata afgane nuk gjen ushqim, pije, veshje e as mbathje, me qindra mijëra të zhvendosur që nuk kanë as kulmë mbi kokë e as që u ka mbetur ndonjë shpresë për mbijetesë. Ky vend u shkatërrua nga armata e armiqve të All-llahut të Madhërishëm dhe lufta në mes Islamit dhe laikëve është duke vazhduar ende, beteja në mes pasuesve të All-llahut dhe pasuesve të djallit nuk do të ndalet kurrë.

– Shtetet Islame të ish-bashkimit sovjetik, siç janë Turkmenistani, Azerbajxhani, Uzbekistani dhe të tjerë, çdo ditë e më shumë ankohen për padrejtësitë, tiraninë, dhunën, varfërinë, skamjen në të cilën janë duke jetuar, andaj a ka dikush që t’iu dalë në ndihmë?

“Çka është kjo ndarje në Islam mes jush?!

Kur ju jeni vëllezër, o ju që besuat!

Për gjëra të tilla rënkon zemra

në të cilën ka sado pak besim Islami.”

– Femra muslimane luftohet në mbulesën e saj, në nderin e saj, në hixhabin e saj, në fenë e saj dhe në moralin e saj.

– Të rinjtë janë duke u sprovuar çdo ditë e më shumë me anë të mediave, me anë të imoralitetit dhe të paturpësisë që u serviret çdo ditë dhe në çdo anë.

– Krishterimi është duke bërë përpjekje të konvertojë sa më shumë muslimanë, andaj përpjekjet e tyre kanë kaplur çdo anë që nga lindja në perëndim dhe nga jugu në veri të botës islame.

– Mospajtime në mes muslimanëve, përveç atyre që janë mëshiruar nga All-llahu i Madhërishëm. Por ja që fatkeqësisht muslimanët nuk janë duke e kuptuar se kjo ndasi dhe kjo divergjencë, deri në armiqësi dhe urrejtje në mes tyre, është duke i humbur fuqinë fjalës së tyre, duke i dobësuar radhët e tyre dhe duke e ulur vlerën e tyre.

E cili duhet të jetë pozicioni i besimtarëve ndaj kësaj çështjeje dhe ndaj këtyre problemeve? Më e pakta që mund të bëjnë është t’i kujtojnë vëllezërit dhe motrat e tyre anë e kënd botës.

Ajo që kërkohet prej besimtarëve në këtë kohë dhe në këtë situatë që është duke jetuar dhe nëpër të cilën është duke kaluar bota islame dhe muslimanët në përgjithësi, padyshim që është solidarizimi me vëllezërit e tyre. Pavarësisht nëse ky solidarizim është në aspekt të ndjenjave, të pasurisë, të lutjes së sinqertë, të brengës ndaj tyre, të preokupimit, të përpjekjes për vetëdijësimin e vëllezërve të tyre rreth asaj që po ndodh, të angazhimit të tyre në unitetin dhe unifikimin e fjalës dhe të radhëve të muslimanëve, duke u treguar njerëzve rrezikun nga mospajtimet, nga ndasitë, nga përçarjet që janë në mesin e
besimtarëve, pasi që këto mund të shpien deri tek humbja e gjurmëve apo zhdukja e tyre. Çdo besimtar duhet ta vlerësojë kontributin dhe mundin e tij e assesi nuk duhet ta nënçmojë apo nënvlerësojë angazhimin e tij, pasi tek çdo besimtar ka dobi dhe ka mundësi përfitimi.

Ajo që kërkohet prej besimtarëve është që të angazhohen maksimalisht në këtë drejtim qoftë ky angazhim me mundin apo me pasurinë e tyre, duke e dhënë atë në ndihmë ndaj besimtarëve apo në ndihmë për lartësimin e fjalës së All-llahut të Madhërishëm dhe të fesë Islame.

Gjithashtu, prej besimtarit kërkohet të shtojë lutjet e tij në fund të çdo namazi, në kohën kur lutja është e preferuar, në namazet e natës dhe për asnjë çast të mos harrojë në lutjet për fitore, për qëndrueshmëri dhe për vendosmëri, vëllezërit e tij.

Po ashtu, duhet të bëjë përpjekje që të ftojë njerëzit dhe vëllezërit e tij besimtarë në devotshmëri, në nënshtrim dhe përulje para All-llahut të Madhërishëm, duke ua bërë të qartë se e gjithë kjo që ka goditur vendet islame dhe muslimanët në përgjithësi është si pasojë e mëkateve dhe e largimit të tyre nga rruga dhe urdhrat e All-llahut të Madhërishëm. Në lidhje me këtë, All-llahu i Madhërishëm në Kur’an thotë: “E kur juve ju goditi fatkeqësia, thatë nga na erdhi kjo? Thuaj kjo është prej vetes tuaj.”

Komuniteti (Ummeti) Islam është mësuar që gjatë muajit të Ramazanit të jetojë në frymën e fitoreve dhe të triumfeve të shumta, por që fatkeqësisht në kohët e fundit si pasojë e largimit të tij nga rruga e All-llahut të Madhërishëm dhe preokupimit pas kësaj bote ka filluar që muajt e Ramazanit t’i kalojë në brenga, dhimbje, shqetësime, probleme të shumta dhe vuajtje të ndryshme.

Por, padyshim që nëse kthehemi tek All-llahu i Madhërishëm dhe ecim rrugës së Tij, triumfi dhe ndihma e Tij nuk do të mungojnë. Në lidhje me këtë thotë: “O ju që keni besuar nëse e ndihmoni All-llahun do t’ju triumfojë dhe do t’ju bëjë të vëndosur. “Po ashtu, thotë: “E nuk ka fitore vetëm se nga All-llahu.” Ndërsa në një ajet tjetër thotë: “E nëse All-llahu ju bën të fitoni nuk ka kush që ju mposhtë.”

O All-llah i Madhërishëm, ne të lutemi që të na japësh fitoren që na ke premtuar, të lutemi që të na bësh të vendosur në rrugën Tënde, të lutemi që të na ndihmosh të triumfojmë ndaj popujve jobesimtarë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit