3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Nikolic: Mes BE-së dhe Kosovës, zgjedhim Kosovën

Më të lexuarat

Presidenti i ri i Serbisë, Tomislav Nikolic, i tha televizionit malazez se nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, “edhe me koston e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.
“Unë nuk jam në listën e atyre që do ta bëjnë këtë”, ka thënë ai.

Nikolic shtoi se Serbia do të mbetet “ushtarakisht neutrale” dhe se deri tek anëtarësimi në BE partneri kryesor i saj do të jetë Rusia.

“Pastaj do të shohim”, ka thënë Nikolic.

Duke folur për “neutralitetin ushtarak” dhe faktin se Serbia do të mbetet e rrethuar me shtetet anëtare të NATO-s, Nikolic tha se Serbia i ka njohur fqinjët e saj, se nuk do ta sulmojë askënd dhe se as atë nuk do ta sulmojë askush.

“Përse dikush do ta sulmonte Serbinë?”, pyeti ai, duke shtuar se nuk do të përzihet në punët e qeverisë, siç ka bërë më herët Boris Tadici. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit