0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

SHBA-ja nuk planifikon ta rrëzojë raketën kineze gjatë kthimit në Tokë

Më të lexuarat

Ushtria amerikane nuk ka në plan ta rrëzojë raketën kineze të lansuar javën e kaluar, e cila pritet të kthehet në Tokë këtë fundjavë, mirëpo në një lokacion të pakontrolluar.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austrin u ka thënë gazetarëve më 6 maj se ndonëse Pentagoni ka “kapacitet për të bërë shumë gjëra”, aktualisht nuk ka në plan të rrëzojë raketën.

Pentagoni ka thënë më 5 maj se është duke vëzhguar raketën Long March 5B, e cila ka dalë jashtë orbitës, pasi është ndarë nga një segment i stacionit hapësir kinez.

Raketa pritet të kthehet në tokë me 8 apo 9 maj.

“Ne shpresojmë se do të arrijë në një hapësirë që nuk do ta dëmtojë askënd. Shpresojmë që në oqean apo diçka të ngjashme”, ka thënë Austin.

Komanda amerikane e Hapësirës ka thënë përmes një deklarate se parashikimi i pikës së saktë të kthimit të raketës në atmosferën e Tokës “nuk mund të dihet deri disa ora para kthimit”.

Detajet themelore për raketën dhe trajektoren e saj nuk dihen, sepse Qeveria kineze nuk ka komentuar publikisht rikthimin e saj.

Një e përditshme e Partisë Komuniste Kineze, i ka përshkruar raportimet se raketa është “jashtë kontrollit” dhe mund të shkaktojë dëme, si “publicitet perëndimor”.

Global Times ka thënë se situata aktuale nuk lë hapësirë për panikë.

Raketa The Long March 5B ka dërguar në orbitë modulin kryesor të stacionit hapësinor Tianhe më 29 prill.

Kina planifikon të realizoj 10 lansime të njëjta, përmes së cilave do të dërgohen pjesë shtesë të stacionit hapësinor në orbitë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit