2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

A mos aksidentalisht po mbështesni organizata jofitimprurëse dhe bamirëse të korruptuara?

Më të lexuarat

A mos aksidentalisht po mbështesni organizata jofitimprurëse dhe bamirëse të korruptuara? – Ahmed Shaikh

Në SHBA, një grua muslimane, Movita Johnson – Harrell që kishte edhe funksione të larta shtetërore, përfaqësuese në Dhomën e Përfaqësuesve në Shtetin e Pensilvanisë ka një histori që duhet ta mbajmë mend. Ajo ishte gruaja e parë muslimane (e mbuluar) që ishte bërë deputete.

Prokurori i Përgjitshhëm i Shtetit të Pensilvanisë, pavarësisht se pranoj që ajo grua në jetën e saj kishte përjetuar shumë dhimbje e vuajtje, ai megjithatë i ngriti asaj aktakuzë për krime të vjedhjes dhe mashtrimit si një aktiviste në shoqërinë civile. Rasti i saj ishte një storje që nuk harrohet lehtë, ajo ishte një grua që ishte viktimë e dhunës, djali i saj ishte vrarë, si viktima të sulmeve me armë ata vuajtën shumë, megjithatë ajo triumfoj ndaj dhunës dhe krijoj një lëvizje jo profitabile për të ndihmuar të tjerët. Por ajo në momentin kur po shkruajmë e vazhdon dënimin e saj me burg, për shkak të vjedhjeve, mashtrimeve dhe krimeve të tjera të cilat ajo i bëri përmes organizatës bamirëse “MECA”.

Sipas prokurorit të përgjitshhëm, Johnson – Harrell pranoj përgjegjësitë për krimet dhe u shpall fajtore. Ajo më pas jepi dorëheqje edhe nga pozita e përfaqësueses në Dhomën e Përfaqësuesve në shtetin e Pensilvanisë.

Ato për të cilat Johnson-Harrell akuzohet, janë sfida të përbashkëta të të gjitha organizatave jo fitim-prurëse, qofshin ato organizata muslimane apo jo muslimane.
Qëllimi jonë është të shkojmë përtej rastit të Johnson Harrel. Në të vërtetë qëllimi i jonë është të ndihmojmë organizatat jo-fitim prurëse dhe lidershipin e tyre që të qëndrojnë larg telasheve dhe donatorëve të tyre tu ofrojmë një vegël esenciale që i bën ata të informuar dhe mbështetës serioz.

Ne shpesh dhurojmë vetëm për shkak të “dëshmive të shoqërisë”. Dikush të fton të bëni një donacion online, ndonjë shok ju fton të bëni ngritje të fondeve, apo ngaqë dëgjojmë një fjalim të mirë, apo dëshmi të ndonjë të njohuri.

Neve shpesh nuk na bën fare për llogaridhënien. Por ne duhet të kujdessemi gjithsesi për llogaridhënien. Le të gërmojmë më thellë për të kuptuar se si funksionojnë organizatat bamirëse dhe në këtë mënyrë ne mund të bëhemi donator më të mirë dhe me fondet e kufizuara që japim, t’i japim me ekselencë.

Roli i qeverive për të mbikqyrur organizatat jo-fitimprurëse (OJQ-të)

Se çfarë është një organizatë jofitimprurëse përbën një ndryshim nga bizneset dhe entitetet tjera. Agjencione të ndryshme shtetërore kanë autorizime rregullatore mbi sektorin e OJQ-ve. Organizatat bamirëse kanë përfitime nga lirimi prej shumë taksave për shkak të të mirave shoqërore që ato ofrojnë.
Por çfarë ndodh nëse organizatat bamirëse nuk po e mbajnë besimin me rolin e tyre në raport me përfitimin? Nëse një CEO i një organizate bamirëse për mbrojtjen e mjedisit mbledh fonde për përdorim personal, nuk mund të prisni që një familje e rosave do ta padisë atë. Prokurorija është atje për rosat, pemët, të pastrehët, të varurit, të sëmurët mendorë, për plazhet, për veprat e artit, për pacientët e ardhshëm të varfër që akoma nuk janë të varfër ose të sëmurë, dhe gjithçka tjetër që nga organizatat bamirëse mund të përfitojë. Të paktën kjo është ideja.

Abuzimi nga organizatat jofitimprurëse është shkelje e besimit të publikut. Korrupsioni publik është dëmtim dhe është kundër interesit të shoqërisë dhe jo thjesht mashtrimi i një donatori.

Për këtë shkak të këtij roli, herë pas here, në shtetet e zhvilluara shohim procese gjyqësore dhe madje edhe ndjekje penale nga prokurorë të shtetit për korrupsion të kryer nga udhëheqës të organizatave jofitimprurëse. Një përfaqësues i profilit të lartë të shtetit si deputetja Johnson-Harrell është një shënjestër e qartë, ndjekja penale e saj i bën të gjithë qytetarët e tjerë që ta dinë se zbatimit të ligjit po i kushtohet vëmendje. Por këto procese gjyqësore dhe ndjekje të rasteve penale janë të rralla krahasuar me sa “i shfrenuar” është korrupsioni në organizatat jofitimprurëse. Prokuroria zakonisht nuk vendos burime njerëzore dhe financiare të nevojshme e të mjaftueshme për të rregulluar e sektorin jofitimprurës, që vetëm në SHBA shkon në më shumë se 1 trilion dollarë.

Organizatat bamirëse fetare zakonisht mund të shkojnë edhe më larg.

Në disa shtete, për shembull, Kaliforni, organizatat fetare përjashtohen me statut nga mbikëqyrja për gjëra të tilla si: “Shkelja e detyrës së besnikërisë”. Mungesa e përgjegjësisë dhe llogaridhënies është tejet e ndjeshme, pasi organizatat bamirëse fetare mund të korruptohen dhe madje në nivele të larta. Kjo është shumë e njohur për amerikanët dhe amerikën për pjesën më të madhe të historisë së saj. Ekspozimi i korrupsionit të organizatave bamirëse fetare ka qenë prej kohësh ushqim për dokumentarë të shumtë dhe filma. Disa predikues të krishterë nëpër TV dihet se abuzojnë me statusin e organizatave jofitimprurëse dhe krijojnë pasuri ekstreme pa pasur pasoja negative.

Personat që drejtojnë organizata jofitimprurëse fetare, përfshirë Drejtorët Ekzekutivë dhe anëtarët e bordit, mund të ndiqen penalisht, por zakonisht ata nuk e presin këtë fat. Autoritetet e ndryshme tatimore gjithashtu kanë autoritet mbi organizatat bamirëse.
Organizatat jofitimprurëse fetare, si ato të klasifikuara si “kisha”, nuk kanë nevojë të paraqesin Formularin 990, apo raportet vjetore të kërkuara për OJQ-të e tjera. Prandaj, shumica e aktiviteteve të këtyre grupeve janë të paqarta si për qeverinë ashtu edhe për publikun.

Me disa përjashtime të dukshme, qeveritë dhe institucionet e zbatimit të ligjit në të gjitha nivelet kryesisht injorojnë korrupsionin në organizatat jofitimprurëse. Krejt çka bëjnë ata janë veprime jo rregulluese.

Për pjesën më të madhe, ndarja e organizatave bamirëse në të mira dhe në të këqija u lihet donatorëve.

Ne të gjithë luftojmë me taktikat e tyre të marketingut nga të dhënat e profilizuara që ata kanë për ne dhe me teknikat e psikologjisë sociale që këto organizata i përdorin ndaj nesh.

Zakonisht ne nuk dimë ta bëjmë dallimin midis organizatave të mira dhe të këqijave.

 

 

 

Shikoni përtej thirrjeve të tyre

Tregimet e organizatave jofitimprurëse, të udhëheqësve të tyre apo të ekipeve të tyre të marketingut mund të jenë bindëse. Por narrativat mund të përdoren gjithashtu për të manipuluar, shpërqendruar dhe fshehur gjëra.

Karizma e papërpunuar e një folësi që citon Kur’an dhe Hadith mund t’i bëjë donatorët të heqin dorë nga çfarëdo rishikimi i punëve të tyre apo të heqin dorë nga çfarëdo kujdesi i shtuar, kjo ngaqë citimi i Kuranit dhe Hadithit i bënë donatorët të mendojnë se organizata në fjalë po bënë punë të mira në rrugën e Allahut edhe kur ndonjëherë me këtë naivitet, ne mund tu mundësojnë atyre kriminalitetin dhe abuzimin.

Karizma dhe fuqia e tregimeve mund të na shtyjë të kontribuojmë në kauza më mirë se gjithçka tjetër.

Ka flamuj të kuq të cilët duhet t’i vërejmë për të qenë të kujdesshëm, por unë do të përqendrohem te mbase më i dukshmi, tek anëtarët ekzekutiv te organizatave bamirëse, të cilët janë edhe anëtarë të bordit.

Bordet nuk kanë asnjë përgjegjësi reale apo fuqi llogarimarrëse

Johnson-Harrell ishte në bordin e organizatës së saj jofitimprurëse ndërsa shërbente gjithashtu si një person me përgjegjësi ekzekutive. Kjo praktikë ishte e pranishme edhe në organizata të tjera bamirëse islame në SHBA, rasti i njejtë ishte edhe ai i skandalit Ta’leef Collective.

Ligji zakonisht nuk e ndalon që një CEO ose ndonjë punonjës tjetër të jetë edhe anëtarë bordi, pavarësisht se në shumë raste mund të ketë dukshëm një konflikt të interesit.

Asnjëherë nuk ka qenë praktikë e mirë në organizatat jofitimprurëse që punonjësi të mbikëqyrë veten e tij, pasi që kjo vërtet është një ide e tmerrshme në fytyrën e asaj organizate.

Arsyetimi i vetëm i mundshëm i vërtetë për këtë është kur një organizatë jofitimprurëse është e re, e vogël, e drejtuar nga baza e vullnetarëve, dhe nuk ka mjaft vullnetarë ose fonde në dispozicion për ta bërë përgjegjësinë dhe llogaridhënien përparësi të organizatës. Ndërsa të qenit në pozita ku mbikëqyr veten, gjithmonë ka potencial për abuzim, ne priremi ta injorojmë atë në praktikë.

Tani organizatat jofitimprurëse më të mëdha mund të kenë punonjës më shumë. Kur kemi punëtorë më shumë atëherë mund të ndërlidhen edhe interesa të tjera, si interesat personale, familjare ose të biznesit me bamirësinë (kur anëtarë ose të afërm janë njëkosisht edhe shitës/blerës të shërbimeve ose produkteve ndaj bamirësise).

Bordet duhet të kenë një “politikë të konfliktit të interesit”. Sigurisht që çdo organizatë jofitimprurëse duhet të ketë një të tillë se në të ardhmen mund tu shfaqen konflikte të papritura të interesit. Sidoqoftë, ato nuk janë zgjidhje për problemet e krijuara nga vet menaxhmenti i organizatave, probleme të cilat organizatat nuk ka pasur nevojë kurrë t’i kenë.

Llogaridhënia është e vështirë

Ende shtrohet pyetja: Pse të angazhohemi në praktikën e pamatur të të pasurit një ekzekutiv që mbikëqyr veten? A nuk ka njerëz mjaft të kualifikuar në komunitetin musliman të aftë për të ndihmuar me bordin e një organizate? Nuk ka gjasa të mos ketë.

Ajo që dimë është se udhëheqësit muslimanë (edhe ata jo-muslimanë gjithashtu) zgjodhën që për organizatat e veta ta bëjnë vetë policinë, dhe kjo është arsyeja kryesore se pse llogaridhënia dhe përgjegjësia në këto situata janë vërtetë tejet të vështira, mbase edhe të çrregullta.

Ju mund ta keni dëgjuar këtë histori edhe më parë: Kur një Imam dhe një Bord i Mesxhidit kanë probleme ose pakënaqësi të pazgjidhshme, kjo rezulton me largimin e Imamit. Imami nuk largohet në heshtje, megjithëse është i zemëruar me bordin. Ai u thotë mbështetësve të tij (nga të cilët ai ka shumë në komunitetin lokal) që bordet janë të paafta, janë imbecilë, nuk e kuptojnë “rininë” ose atë thonë edhe gjëra të tjera që mund të mos jenë ashtu. Mënyra më e mirë për të drejtuar një Mesxhid, e shihni, është që Imami të bëjë të gjitha goditjet e mundshme. Ai këto arsyetime mund t’i thotë me një përzemërsi dhe me gjithë seriozitetin e dikujt që e ndjen se është personi i parë që ka pasur këtë lloj largimi.

Shumë besimtarë i besojnë atij dhe nga kjo ata ndjehen të lënduar, dhe kjo më pasë e krijon ndonjë dramë të vogël. E ndërsa ata janë në këtë gjendje, ata shumë shpejt do t’i bashkohen atij në mesxhidin e ri, që nganjëherë ai e bën një të tillë menjëherë në rrugën përballë.

Këto shpesh janë institucione të lindura e të lulëzuara aty për aty, nga zemërimi i egër, të ndërtuara mbi themelin e një njeriu dhe të disa donatorëve të mërzitur shpejt, të cilët e ndërrojnë shikimin nga trashëgimia e ndërtuar sapo të vërejnë gjëra të tjera me shkëlqim. Ata mund ta llogarisin veprimin e tyre edhe si thjesht një ri-bashkim i Xhamisë së tyre të vjetër, në një vend tjetër. Vende të tilla zakonisht nuk zgjasin për një kohë të gjatë. Nëse keni qenë rreth një komuniteti musliman për disa dekada, keni parë që shumë të tilla vijnë e shkojnë.

Institucione të respektuara por të qeverisura keq

Kërcënimi afatgjatë për komunitetin musliman vije kur në institucionet e vakëve dhe organizatave të tjera qëndrimi në pushtetin udhëheqës, punësimi dhe mbajtja e punonjësve dhe administrimi i objekteve vazhdohet në rrugën e qeverisjes pa përgjegjësi dhe llogaridhënie, aty ku personat me funksione ekzekutive e mbikëqyrin vetveten.

Përfundimisht, kur krijoni institucione me mundësi të thjeshta për korrupsion dhe abuzim, gjithçka mund të shembet. Kjo ka ndodhur në një mënyrë spektakolare për institucionet e krishtera, institucione të cilat ishin struktura pa llogaridhënie reale të njerëzve që i drejtonin ato (dhe akoma ekzistojnë shumë të tilla). Shumë institucione muslimane që ne të gjithë i respektojmë dhe që bëjnë punë të mira, kanë qeverisje të organizatave aq të dobëta saqë kur shikohen nga ky prizëm, pothuajse duken të ndërtuara për korrupsion.

Katedralja e bukur Crystal Cathedral e ndërtuar jashtë Los Anxhelosit, dikur mburrej me donacione masive, me një shikueshmëri globale televizive për “orën e saj të fuqisë” dhe me premtimet e bamirësve që do të zgjasnin përgjithmonë. Por ajo falimentoj, mu për shkak të të njëjtit lloj të qeverisjes së organizatave jofitimprurëse, që edhe për komunitetin musliman po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm.

Mbikëqyrja joadekuate ose borde “inekzistente” në esencë përbëjnë një formë të korrupsionit strukturor, edhe nëse aktualisht nuk ka praktikë abuzive.

Duhet të mjaftoj ky flamur i kuq, se dikush mund të abuzojë me autoritetin pa pasur asnjë përgjegjësi dhe llogaridhënie reale. Nëse nuk fillojmë të kërkojmë përgjegjësi nga udhëheqësit muslimanë, atyre për të cilët u besojmë donacionet tona, ne duhet të përgaditemi që në të ardhmen të presim më shumë akuza për vepra penale siç pamë me rastin MECA, skandalin Ta’leef Collective apo dështime spektakolare si Katedralja e Kristalit.

Anëtarët e tjerë të bordit mund të mos jenë shumë ndihmues

Përgjigja që pritet nga anëtarët e bordit të cilët mund të jenë persona që kanë vetë-interesim për ecurinë e suksesshme të organizatës, duhet të jetë edhe angazhimi i tyre që të ekzistojë ndonjë anëtarë i bordit i cili ka integritet “të pavarur” dhe i cili mund t’i mbaj nën kontroll personat e brendshëm (si CEO-n ose ekuivalentin e tij). Kurrë nuk duhet të supozojmë se kjo vetvetiu krijon përgjegjësi. Sigurisht, nuk mund të stereotipizojmë bordet e organizatave jofitimprurëse , shumë prej tyre funksionojnë në mënyra të ndryshme. Por kam parë që institucionet muslimane kishin anëtarë të bordit që:

  • Nuk mund t’i shihnin fare operacionet e organizatës, buxhetin ose në ndonjë gjë tjetër të rëndësishme. Megjithëse ata mbanin takime të rregullta dhe arrinin të diskutojnë për gjëra.
  • Ka anëtarë të bordit që asnjëherë nuk kanë marrë pjesë në mbledhjet e bordit të organizatës, pavarësisht se janë anëtarë për shumë vite dhe nuk e dijnë nëse organizata ka pasur takime gjatë gjithë këtyre viteve.
  • Ka pasur raste kur edhe ka pasur anëtarë të bordit të cilët emrat i kanë pasur në regjistrat publik të shtetit, por ata asnjëherë nuk ishin informuar ose nuk kishin marrë aprovim se ishin anëtarë të bordit.
  • Ka pasur studentë të doktoraturës që gjatë kryerjes së doktoraturës kanë ndihmuar fillimet e organizatave, dhe ata kanë mbetur anëtarë të përhershëm në bord edhe pse kanë kaluar dekada prej kur ata kanë përfunduar doktoraturën dhe nuk jetojnë më në Shtetet e Bashkuara.

Atyre që nuk ju pëlqen llogaridhënia, preferojnë anëtarë të bordit “kashtë”, të cilët ose nuk janë të pranishëm ose mund të “trajtohen lehtë dhe plotësisht” nga menaxhmenti.

Një shembull i mirënjohur i kësaj është Theranos, një startup “unicorn” i Silicon Valley me një produkt të rremë të testimit të gjakut. Shumë investitorë të sofistikuar u siguruan kur kompania mblodhi bordin e saj, bordi i saj ishte i përbërë me plotë oktogjenarë dhe nongjenarë të famshëm (persona me moshë 80-89 dhe 90-99 vite, për të treguar seriozitet). Askush prej tyre nuk e dinte dhe nuk u shqetësua të pyeste nëse i gjithë operacioni që po mbikëqyrnin ishte një mashtrim.

Këto lloje të bordeve “kashtë” (që shpesh duken si sekrete, apo edhe si të rrejshme) zakonisht zhvillohen atje ku ka një CEO i cili është gjithashtu është një anëtar bordi dhe do të preferonte t’i drejtonte gjërat pa u marrë me pyetje të vështira e bezdisëse. Anëtarët e bordit janë atje për paraqitjen e përgjegjësisë dhe llogaridhënies, por shpesh janë vetëm pak më shumë se “ngrohës të karrigeve”.

 

Nuk ka të bëjë me “Integritetin” e liderit

Disa udhëheqës muslimanë, thirrjen në përgjegjësi e marrin menjëherë si një fyerje personale të integritetit të tyre. Kjo ndjenjë është e gabuar. Në vend të kësaj, bëhet fjalë për ndërtimin e sistemeve që i bëjnë institucionet tona të qëndrueshme. Unë nuk e njoh Johnson-Harrell. Sidoqoftë, asnjë musliman nuk mund të pretendojë sinqerisht se është më i mirë se ajo, qoftë në qëllim ose përkushtim ndaj komunitetit. Megjithatë, pa një sistem të përgjegjësisë, gabueshmëria e burrave dhe grave të denja rritet.

Ju duhet të keni një Shura (grup për konsultim të ndërsjellë) në udhëheqje, kështu Kurani na këshillon të trajtojmë punët tona. Një “Shura” inekzistente ose thelbësisht e pasinqertë, e krijuar për të mos kërkuar llogari nga askush dhe ndaj askujt, kjo është një shura që po kërkon telashe për veten dhe organizatën.

Udhëheqësit muslimanë të organizatave jofitimprurëse mund t’i japin liri vetës së tyre për të shpenzuar dollarë të bamirësisë, pa përgjegjësi dhe llogaridhënie domethënëse. Edhe udhëheqësit të cilët kurrë nuk do të mendonin se mund të bënin gabime të rënda të tilla apo gabime në gjykimin e tyre kanë filluar t’i bëjnë vetë ato. Dhe kjo vetëm mund të përkeqësohet me kalimin e kohës, në ekosisteme pa përgjegjësi dhe llogaridhënie.

Puna në institucione bamirëse islame është më e madhe se çështja e një njeriu, e një burri apo e një gruaje. Nëse krijoni një organizatë jo qeveritare pa kontroll dhe ekuilibër kuptimplotë, puna juaj nuk do të jetë e qëndrueshme.

Ebu Bekri raḍiAllāhu ‘anhu (Allahu qoftë i kënaqur me të), Kalifi i parë, nuk mund t’ia përcaktonte pagën e tij vetes, si udhëheqës i muslimanëve. Ai ishte gjithmonë i përgjegjshëm dhe llogaridhënës dhe siç e theksova në një artikull të mëparshëm, ai e preferoi atë në atë mënyrë. Udhëheqësit muslimanë duhet ta mirëpresin përgjegjësinë, llogaridhënien dhe të mos e mendojnë atë si një çështje personale kur të pyeten për këtë çështje nga anëtarët brenda komunitetit.

 

Çfarë duhet të bëjnë anëtarët e bordit?

Nëse dikush jua besoi mbikëqyrjen e një organizate bamirëse, ka burime të dobishme e të mjaftueshme edukative që mund t’ju ndihmojnë të jeni të shkëlqyeshëm në këtë përgjegjësi të besuar. Përdori ato.

Largoni anëtarët e bordit me konflikt interesi, veçanërisht punonjësit dhe ata që janë të angazhuar në shitje, blerje dhe furnizime.

Ju duhet të përgatiteni dhe të jeni prezent në takime. Bëjeni përgjegjës organizatën dhe njëri-tjetrin si anëtarë të bordit. Mos jini në bord për të fituar favorin e askujt, më së paku të CEO-s ose të hoxhës. Ju keni një Amanet, për t’u siguruar që organizata po funksionon me përsosmëri në gjithçka që po bën. Bëni pyetje të vështira që donatorët rrallë do të dinë t’i bëjnë. Lexoni të gjitha pasqyrat financiare dhe raportet, aty ndodhin ngjarjet e këqija.

Sigurohuni që asnjë ekzekutiv nuk mund t’ju “trajtojë” si të nënshtruar. Nëse nuk mund t’i bëni këto gjëra, mos u bëni anëtarë të bordeve.

Emëruesi i përbashkët në të gjitha rastet e korrupsionit në organizata jofitimprurëse është dominimi i ekzekutivit. Mos u përdorni.

Çfarë duhet të bëjnë donatorët?

Inkurajoni organizatat jo fitimprurëse që ju pëlqejnë dhe që kanë qeverisje të dobët për të ndryshuar praktikat e tyre. Mbështetja pa-kritika ndaj organizatave mund të mundësojë probleme strukturore për organizatat, të cilat mund të jenë shkatërruese për vetë ato organizata në një kohë të gjatë. Ndonjëherë, kontributi më i mirë që mund të jepni për një organizatë është t’i inkurajoni që ata ta reformojnë qeverisjen e tyre. Ju mund ta bëni këtë si një donator i vogël. Mos prisni që donatorët kryesorë të kërkojnë ndryshime të tilla.

Ju mund të mos dini shumë për financat e organizatës ose sa të mira apo të këqija janë operacionet e organizatës. Sidoqoftë, ju e dini që një punonjës, një person përgjegjës për prokurim, furnizim ose shitblerje është edhe në bordin e një organizate bamirëse, atëherë ky është një sinjal që organizata është e painteresuar të mbajë përgjegjës udhëheqësit e saj. Ka shumë organizata bamirëse të mira që ia vlen të mbështeten. Nëse organizata mbetet kokëfortë për të mos lejuar llogaridhënie, kaloni te organizata tjera.

 

Ahmed Shaikh – Avokat në Kaliforninë e Jugut, muslimmmatters

Solli në shqip kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit