0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Si të ngjallim traditën e Profetit (sal lall-llahu alejhi ve sel-lem) gjatë Ramazanit?

Më të lexuarat

Falënderimet i takojnë All-llahut të Madhërishëm, ndërsa përshëndetjet dhe selamet tona janë mbi profetin Muhammed Mustafa, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që pasuan gjurmët e tij.

Prijësi i këtij Ummeti dhe shëmbëlltyra e njerëzimit është Muhammedi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), andaj s’ka lumturi pa pasimin e tij dhe s’ka shpëtim pa ndjekjen e gjurmëve të tij. Në lidhje me këtë, All-llahu i Madhërishëm thotë: “Që pranojnë të dërguarin (Muhammedin), Pejgamberin arab, (që nuk shkruan as nuk lexon), të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), te ata në Tevrat dhe në Inxhil, e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta. Pra, ata të cilët e besojnë atë, e nderojni dhe e ndihmojnë, veprojnë me dritën që iu zbrit me 10, të tillët janë të shpëtuarit.”
Nuk mund të hysh në Xhennet, pas dërgimit të Profetit të fundit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), vetëm se duke e pasuar atë dhe duke praktikuar traditën e tij. Kjo i ngjan anijes së Nuhut (alejhis-selam) ku ata që kishin hipur në të kishin shpëtuar, ndërsa ata që nuk e zbatuan urdhrin e Nuhit (alejhis selam) dhe nuk hipën në anije u fundosën dhe u shkatërruan. Në lidhje me këtë, All-llahu i Madhërishëm thotë: “Ju e kishit shëmbëlltyrën më të mirë tek Profeti juaj për ata që shpresonin takimin me All-llahun, Ditën e Gjykimit dhe që e përmendën shumë All-llahun.”

Është vërtetuar nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel lem) të ketë thënë se: “Duhet të mbaheni për traditën time dhe traditën e udhëheqësve të drejtë që vijnë pas meje. Kapeni atë me dhëmballët tuaja dhe kini kujdes nga risitë në fe. Me të vërtetë çdo risi është lajthitje dhe çdo lajthitje të shpie në zjarr.”

Në një transmetim tjetër thuhet se Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Kush vepron kundër traditës time nuk

Në një transmetim tjetër thuhet se Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Kush vepron kundër traditës time nuk është prej meje.”
Në një transmetim tjetër është vërtetuar të ketë thënë se: “Kush punon një punë që nuk është prej traditës tonë është e papranuar.”

Ndërsa All-llahu i Madhërishëm në një ajet tjetër në lidhje me këtë thotë: “Nuk i takon besimtarit e as besimtares që nëse All-llahu dhe i Dërguari i Tij gjykojnë në një çështje të kenë mëdyshje rreth saj.”
Në një ajet tjetër All-llahu i Madhërishëm u ndalon besimtarëve që t’i japin përparësi çështjeve të tyre ndaj çështjeve të All-llahut të Madhërishëm dhe Profetit të tij, andaj në lidhje me këtë thotë: “O besimtarë, mos bëni asgjë para (se të orientoheni në udhëzimet e) Zotit dhe të Dërguarit të Tij, kini kujdes All-llahun, se me të vërtetë All-llahu i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.”

Muaji i Ramazanit është muaj i begatshëm dhe një sezon shumë i volitshëm për të ringjallur traditën e Profetit (sal-lall llahu alejhi ve sel-lem) dhe praktikimin e saj si në aspektin individual, familjar apo dhe në atë shoqëror.

E sa i përket traditës së Profetit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) në muajin e agjërimit kemi folur pak rreth saj kur përmendëm traditën e tij (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) gjatë Ramazanit e për sa i përket traditës së tij (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) të përgjithshme që duhet të kryejë çdo besimtar është edhe ajo që është vërtetuar nga Muslimi dhe të tjerët e ku Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) thotë: “Pesë gjëra janë prej natyrshmërisë, prerja e mustaqeve, lëshimi i mjekrës, shpëlarja e gojës me ujë, prerja e thonjve, pastrimi mes gishtrinjëve, heqja e nënsqetullave, heqja e qimeve nga vendet e turpshme, si dhe evitimi i shpërdorimit të ujit.”

Gjithashtu, është vërtetuar nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) se ai e ka ndaluar të zgjaten rrobat nga mendjemadhësia, e në lidhje me këtë thotë: “Në Ditën e Gjykimit nuk do ta shikojë All-llahu i Madhërishëm atë që zgjat rrobat e tij nga mendjemadhësia.”
Ndërsa në një transmetim tjetër është vërtetuar nga Proteti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) të ketë thënë: “Pjesa e rrobës që është nën zogun e këmbës është në zjarr.”

Po ashtu, është vërtetuar nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) të ketë ndaluar edhe kryerjen e shumë veprimeve të tjera, siç janë: “Që njeriu të pijë ujë në këmbë….” Këtë e transmeton Imam Muslimi, Ebu Davudi, dhe Tirmidhiu nga Enesi (radijall-llahu anhu). Po ashtu, është vërtetuar prej Pro fetit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) të ketë ndaluar: “Ngritjen e një personi që të ulet në vendin e tij.” Këtë e transmeton Imam Buhariu nga Ibn Omeri (radijall-llahu anhu). Gjithashtu, është vërtetuar prej tij (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) të ketë ndaluar: “Të preket organi gjenital me të djathtën, të ecet me një këpucë, të vishen rroba që nuk e mbulojnë pjesën e turpsh me dhe të përfshirit e endokrinës. ” Transmeton Nesaiu me nje zinxhir të vërtetë të transmetuesve, nga Xhabiri (radijall-llahu anhu).

Është transmetuar nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) të ketë ndaluar që njeriut të ecë: “Me një këpucë apo një mbathje.” Transmeton Imam Ahmedi nga Ebu Seidi (radijall-llahu anhu), i cili është transmetim i saktë.

Profeti ?sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), po ashtu, ka ndaluar: “Që t’i fryhet ujit apo pijes. ” Transmeton Taberaniu nga Sehl Ibn Sadi (radijall-llahu anhu), i cili është transmetim i saktë. Është vërtetuar nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel lem) të ketë ndaluar: “Ngrënien dhe pirjen nga enët e arit.” Transmeton Nesaiu nga Enesi (radijall-llahu anhu) e që është prej transmetimeve të sakta.
Gjithashtu, është vërtetuar nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) të ketë ndaluar: “Vënien e unazave prej arit. ” Transmetohet nga Tirmidhiu përmes Enesit (radijall llahu anhu) dhe është një transmetim i saktë. Po ashtu, është vërtetuar se Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka ndaluar: “Për meshkujt veshjen e mëndafshit dhe bartjen e arit, të cilat i ka lejuar për femrat.” Këtë e transmeton Nesaiu dhe Ahmedi me një transmetim të saktë. Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka ndaluar: “Namazin pas agimit derisa të lindë dielli dhe pas ikindisë derisa të perëndojë.” Po ashtu, Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka ndaluar: “Namazin në varreza.” Transmeton Ibn Hibani nga Enesi (radijall-llahu anhu) me një transmetim të vërtetë.

Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), po ashtu, ka ndaluar edhe: “Gjumin para namazit të jacisë dhe ndenjet pas tij.” Transmeton Taberaniu me një zinxhir të saktë. Gjith ashtu, Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka ndaluar: “Heqjen e thinjave.” Transmeton Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibn Maxhe me një transmetim të saktë. Prej gjërave që ka ndaluar Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) është edhe: “Veçimi i ditës së Xhuma me agjërim, pra të agjërohet vetëm në këtë ditë.” Transmetohet nga Xhabiri (radijall-llahu anhu). Prej gjërave të tjera që ka ndaluar Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) është edhe: “Shitja e ujit të tepruar.” Transmeton Imam Muslimi dhe të tjerë.

Një prej gjërave që ka ndaluar Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është edhe: “Tatuazhet.” Transmeton Imam Ahmedi me një transmetim të vërtetë. Si dhe shumë gjëra të tjera që janë ndaluar nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel lem) që janë të njohura në mesin e besimtarëve.

Prej traditës së Profetit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ku është vërtetuar të vepruarit e saj është edhe përdorimi i misvakut për të cilin Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Sikur të mos e rëndoja Ummetin tim do t’i urdhë roja me përdorimin e misvakut për çdo namaz.” Ndërsa në një transmetim tjetër thuhet: “Për çdo abdes.” Po ashtu, prej Pro fetit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) është vërtetuar të ketë thënë: “Misvaki është pastërti për gojën dhe kënaqësi për All- llahun.”

Prej traditës së Profetit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) është edhe falja e namazit përshëndetës kur hyn në xhami, që do të thotë të falësh dy rekate namaz para se të ulesh në të. Prej traditës së tij është edhe hyrja në xhami me këmbën e djathtë dhe dalja me të majtën, mbathja e rrobave nga e djathta dhe heqja e tyre nga e majta, të kërkuarit leje tri herë kur dëshiron të hysh tek ndokush e nëse të jepet leje hyn, në të kundërtën kthehesh, kjo është vërtetuar me transmetim të saktë dhe të vërtetë. Këtu unë kam sjellë vetëm disa prej shumë transmetimeve që kanë të bëjnë me sjelljet ditore të besimtarëve.

O All-llah i Madhërishëm, na e mundëso traditës së Profetit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), praktikimin dhe ruajtjen e saj!

prej meje.”

Aid el-Karni

“30 Mësimet për agjëruesit”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit