0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Sveçla: Do të angazhohemi maksimalisht që zjarrfikësit tanë të trajtohen me dinjitet

Më të lexuarat

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, ka thënë se zjarrfikësit na mësojnë mbi përkushtimin, angazhimin e sakrificën.

Ai ka thënë se janë të vetëdijshëm për punën sfiduese që ata bëjnë, transmeton Telegrafi.

“Ne jemi të vetëdijshëm se përveç punës sfiduese, zjarrfikësit ballafaqohen edhe me probleme të mëdha të cilat e kërkojnë dhe do ta kenë ndihmën tonë. Përveç përmirësimit të kushteve të punës, do të zgjidhet përfundimisht edhe statusi i tyre juridik”, ka thënë Sveçla.

Tutje, ministri ka thënë se “si institucione të vendit do të angazhohemi maksimalisht që zjarrfikësit tanë të trajtohen me dinjitet, ashtu siç ata bëjnë punën e tyre çdo ditë, në shërbimin tone”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit