0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

FALJA DHE NDJESA NË FINALE

Më të lexuarat

FALJA DHE NDJESA NË FINALE

I Dërguari i Allahut na sygjeron që, në kërkim të Natës së Kadrit, të shpejtojmë lutjen:
“Allahu im, Ti je ‘Afuw (falës), e don ‘afwin, andaj më fal mua.”

Ndjesa që e kërkojmë prej Zotit këto ditë dhe netë, është falje e mëkatit dhe shlyerje e gjurmëve të tij. Çdonjëri gabon dhe, kur na bren ndërgjegja, mbase na bie ndërmend të kërkojmë falje. Kërkojmë falje me çfarëdo çmimi. Aman, Zot, na fal, sidoqoftë.
Nuk besoj që edhe më i mençuri prej neve do të kujtohej që të kërkojë faljen e Allahut dhe shlyerjen e pastrimin nga gjurmët e mëkatit njëkohësisht. Por, i Dërguari i Allahut, i frymëzuar dhe mësuar me shpallje, na mësoi që pikërisht këtë ta kërkojmë prej Allahut. Para se të dinim të kërkonim diçka të tillë, Ai na mësoi nëpërmjet të Dërguarit të Vet.
Jo për tjetër, por, për të na falë.

Hoxhë Ekrem Avdiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit