4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Cila është urtësia e obligueshmërisë së agjërimit?

Më të lexuarat

Pyetja:

Cila është urtësia e obligueshmërisë së agjërimit!?

***

Përgjigjja:

Nëse e lexojmë fjalën e Allahut,- xhele veala!,- ku thotë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ ﴿١٨٣﴾ “O besimtarë! Agjërimin e keni obligim të detyrueshëm, siç e kishin detyrë edhe ata që qenë para jush, ndoshta do të bëheni të devotshëm”. Kur’an: El Bekare- 183
Në fjalën e Allahut ne kuptojmë se urtësia e obligueshmërisë së agjërimit qëndron tek adhurimi i Allahut dhe stolisja me devotshmëri. Fjala devotshmëri (takvallak) d.m.th,- Largimi nga të ndaluarat (haramet) dhe veprimi i urdhëresave (obligimeve) të porositura nga Allahu,- azze vexhel!.
Muahmedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “قال الرسول صلى الله عليه وسلم: “من لم يدع قول الزور والعمل به فليس لله حاجة أن يدع طعامه وشرابه”
Kush nuk largohet nga fjalët e këqija dhe punën me të, atëherë Allahu nuk është i nevojshëm që ai ta lërë ushqimin dhe pijen e tij”.
Duke e lexuar muslimani këtë ajetë dhe hadithë duhet që të mundohet maksimalisht të largohet nga gjërat e ndaluara dhe ti praktikojë urdhëresat e Allahut,- xhele veala!, qofshin ato me fjalë ose me gjymtyrë. Ti si musliman duhet të largohesh në tërë jetën nga haramet porse veçanërisht duhet të japësh maksimumin në këtë muaj të bekuar.

Largohu nga:
1. Bërja e Gibetit (Përgojimit).
2. Largohu nga gënjeshtra (rrena), mos u bëj rrenacak.
3. Mos u bë prej atyre që nxisin përçarje mesin e njerëzve.
4. Mos shit gjëra të ndaluara (duhan, alkool).
5. Mundohu maksimalisht të stagnosh në bërjen e gjunahave në këtë muaj.
Nëse në këtë muaj përpiqesh maksimalisht të bësh ndryshime, si largimi nga haramet dhe shpejtimi i bërjes së veprave të mira, atëherë mbesim me shpresë se pas Ramazanit do të jeshë më ndryshe deri Ramazanin tjetër.
Ajo qka na preokupon është se kemi plotë musliman të cilët nuk i dallojnë fare ditët kur janë agjërueshëm dhe kur nuk janë agjërueshëm, për fat të keq ata janë të njejtë.
Këta njerëz vazhdojnë me traditën e mëhershme të shumtuar, duke anashkaluar urdhërat dhe duke vepruar ndalesat (haramet), e si rrjedhojë e kësaj nuk mund të vërejmë tek këta persona qetësinë dhe begatinë e agjërimit.
Jemi të vetëdijshëm se këto vepra nuk e prishin agjërimin, mirëpo ato e mangësojnë shpërblimin e agjërimit, bile edhe përmes këtyre gjunahave peshohet shpërblimi i agjërimit tek këta persona (agjërimi nuk ndikon në sjelljet e tyre, fjalorin e tyre, ata vetëm mbajn barkun thatë dhe buzët e etura për ujë, Allahu na ruajtë!).
Allahu është më i Dituri!.

Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin.
Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit