3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Akdoğan: Parlamenti Europian me miratimin e rezolutës ka humbur peshën e tij

Më të lexuarat

Zëvendës Kryeministri i Turqisë, Yalçın Akdoğan ka reaguar pas miratimit nga Parlamenti Europian të rezolutës në lidhje me ngjarjet e viteve 1915, raporton Anadolu Agency (AA). Akdoğan në fjalën e tij ka thënë se Parlamenti Europian e ka humbur peshën e fjalës së tij me këtë votim, pasi ai tha se nuk diskutohen tema të rëndësishme
 
Akdoğan e ka bërë këtë deklaratë në rrjetin social Twitter menjëherë pas miratimit të rezolutës nga PE, mbi karakterin e vrasjeve të armenëve në ngjarjet e vitit 1915.
 
Kutojmë se Parlamenti Evropian të mërkurën ka miratuar një rezolutë që i njeh ngjarjet e vitit 1915, mbi karakterin e vrasjeve të armenëve në këto ngjarje, si “gjenocid”.
 
Ndërkohë pas miratimit të rezolutës të Parlamentit Europian ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Turqisë, duke e konsideruar këtë rezolutë si “absurde”. Sipas saj, teksti i kësaj rezolute përsërit propagandën anti-turke të Armenisë. Ministria e Jashtme turke në një deklaratë të mërkurën  thotë se “teksti absurd” i rezolutës përsërit klishetë anti-turke të propagandës armene, duke e dënuar më forcë këtë votim.
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit